LAJMI I FUNDIT:

Apeli vërteton dënimin prej 14 vjetësh për të dënuarit në vrasjen e Aulon Zekës

Apeli vërteton dënimin prej 14 vjetësh për të dënuarit në vrasjen e Aulon Zekës

Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës e cila kishte dënuar më 14 vjet burgim tre të miturit e dyshuar në vrasjen e Aulon Zekës.

Gjykata e Apelit e Kosovës njofton se i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, palës së dëmtuar dhe avokatëve mbrojtës në rastin e të miturve G.H., R.G. dhe L.Ll.


Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 10.10.2018, është vërtetuar.

Vrasja e Aulon Zekës, shpallen fajtorë tre të mitur
Lexo po ashtu Vrasja e Aulon Zekës, shpallen fajtorë tre të mitur

Sipas këtij aktgjykimi, të miturit G.H. për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve“ është dënuar më nëntë vjet e gjashtë muaj burgim.

E mitura R.G. për shkak të veprës penale “Dhënie e ndihmës së kryesit, pas kryerjes së veprës penale”, gjykata i ka shqiptuar masën edukuese – dërgim në institucionin edukativo-korrektues, në kohëzgjatje prej tre vjetëve.

Ndërsa, të miturit L.Ll. për veprën penale “Moslajmërim i veprave penale apo kryerësve”, i është shqiptuar masa edukuese e mbikëqyrjes së shtuar të organit të kujdestarisë, në kohëzgjatje prej një viti e gjashtë muaj”.

“Kolegji po ashtu i refuzon si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës sa i përket vendimit mbi shqiptimin e dënimit me burgim për të mitur dhe masave edukative, pasi që gjykata e shkallës së parë drejtë  i ka konstatuar dhe vlerësuar të gjitha rrethanat”, theksohet në njoftim.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori