LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Apeli i jep të drejtë MPB-së për rastin e pasaportave

Zyrtare: Apeli i jep të drejtë MPB-së për rastin e pasaportave

Gjykata e Apelit ka kërkuar që kontesti në mes kompanisë austriake OeSD dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të kthehet në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Gjykata e Apelit.


“Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka prishur me 15.12.2016, aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë të datës 16.10.2016, me anë te se cilit, kjo e fundit e ka hedhur poshtë për shkak të jo kompetencës, padinë e Qeverisë se Republikës së Kosovës, kundër të paditurve: Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit, me seli në Paris të Francës dhe Osterreichische Staatdruckerei GMBH, me seli në Vjenë të Austrisë”, thuhet në njoftimin e Apelit.

Me anë të kësaj padie të ushtruar me 06.11.2014, Qeveria, kishte kërkuar që të shqyrtohet vendimi i Gjykatës se Arbitrazhit lidhur kompetencën e kësaj gjykate për të vendosur në kontestin ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Osterreichische Staatdruckerei GMBH, duke propozuar anulimin e tij.

Departamenti i Çështjeve Ekonomike, i Gjykatës së Apelit, ka vendosur që kjo çështje të kthehet në rigjykim, pasi që ka gjetur shkelje thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore dhe të drejtës materiale.

“Gjykata e Apelit, konstaton se pretendimet e gjykatës se shkallës se parë se gjykatat vendore janë kompetente për te vendosur vetëm lidhur me vendimet e arbitrazhit vendor dhe jo atij të huaj, nuk qëndrojnë, pasi që ligji nuk parasheh një dallim te tillë”, thuhet në njoftim.

Kompania austriake OeSD e kishte fituar kontestin në arbitrazh dhe Kosova ishte detyruar që t’ia paguante afër 5 milionë euro.

Padia e Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila e kontestonte juridiksionin e Gjykatës së Arbitrazhit në rastin e pasaportave, ishte refuzuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori