eksperti ad

Kryetari i partisë E Majta, Dimitar Apasiev deklaroi se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese.

Ai për Kanal5 theksoi se përbërja kuvendare nuk do t'i votojë ndryshimet kushtetuese për vendosjen e bullgarëve në Kushtetutë.


"Nuk ka ndryshime kushtetuese në këtë mandat, por edhe në përbërjen tjetër s'do të ketë për shkak se partia jonë do të ketë më shumë deputetë dhe qëndrimet do të ndryshohen. Nuk do të ketë ndryshime kushtetuese. Ata do të bëjnë gjithçka për të qëndruar në pushtet, por qëndrimi ynë është të shkojmë në zgjedhje", tha Apasiev.

Ai sqaroi se me OBRM-PDUKM-në kanë qëndrime të ngjashme

"Me OBRM-PDUKM-në nuk jemi në koalicion joformal, por kemi qëndrime të ngajshme", tha Apasiev./Telegrafi/