LAJMI I FUNDIT:

Apartamenti i mbushet me ujë, 93-vjeçari qëllon me revole burrin që ishte kompetent për mirëmbajtjen e ndërtesës në Las Vegas

Apartamenti i mbushet me ujë, 93-vjeçari qëllon me revole burrin që ishte kompetent për mirëmbajtjen e ndërtesës në Las Vegas

Policia në Las Vegas kanë qëlluar një burrë 93-vjeç, të cilit pasi i ishte vërshuar apartamenti nga uji ka qëlluar me armë burrin që ishte kompetent për mirëmbajtjen e objektit.

Në videot e filmuara nga kamerat e sigurisë brenda ndërtesës, shihet se si Robert Thomas i veshur me pallto të zezë dhe kapele në kokë, futet në zyrën e ndërtesës dhe me revole kërcënon burrin që qëndronte ulur pranë tavolinës, transmeton Telegrafi.


Më pas ai qëllon me armë burrin i cili rrëzohet në tokë, e sikur kjo të mos i mjaftonte i afrohet dhe e qëllon edhe një herë. Megjithatë nuk kaloi shumë kohë, polici Ronald Horniak nga policia e Las Vegasit mbërriti në vendin e ngjarjes, duke bërtitur dhe urdhëruar Thomasin ta lëshon revolen, dhe më pas shkrepi një plumb në drejtim të sulmuesit.

Videoja tregon se si Thomas e lëshon revolen në tavolinë para se të qëllohej me armë, shkruan Independent.  Sidoqoftë ai është dërguar me urgjencë në spital për tretman, ku edhe është konstatuar se është jashtë rrezikut për jetë. Megjithatë është akuzuar për tentim vrasje, rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje.

E kur u shfaq në karrigen e të akuzuarve, 93-vjeçari tha se nuk ka dashur ta lëndojë burrin që e qëlloi me revole, por thjesht ka dashur paksa të “tallet me të”. Në anën tjetër policia në Las Vegas ka bërë të ditur se ka filluar hetimet e brendshme për përdorimin konform të dhunës nga polici Horniak. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Kalo në kategori