eksperti-banner

Shteti Islamik ka trajnuar të paktën 400 luftëtarë, të cilët objektiv vdekjeprurës do ta kenë Evropën, shkruan AP.

Ata kanë urdhra që të zgjedhin kohën, vendin dhe mënyrën e sulmit, në mënyrë që të shkaktojnë sa më shumë viktima, transmeton Telegrafi.


Rrjeti gjysmë autonomë dhe i shkathët i celulave të ISIS, tregon numrin e tyre të madh në Evropë, edhe pse ata janë duke humbur territor në Siri dhe Irak.

Zyrtarë në mesin e të cilëve janë zyrtarë të agjencive të inteligjencës evropiane, të Irakut si dhe një zyrtar francez që monitoron rrjetin e xhihadistëve, i përshkruajnë kampet e trajnimit në Siri, Irak dhe ndoshta në ish-bllokun Sovjetik, ku sulmuesit janë trajnuar për sulme në Perëndim.

Senatorja franceze Natali Gule, thotë se vlerësimet e numrit të islamistëve shkon nga 400 deri në 600 luftëtarë, dhe se ata janë trajnuar në mënyrë specifike për sulme të jashtme. /Telegrafi/