Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj ka tash e disa vite që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjersa ka treguar vazhdimisht se është shumë e lidhur me prejardhjen e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në lnstagram Story, përmes së cilës ka treguar gjithë patriotizmin e saj.


Me rastin e festës së 28 nëntorit këngëtarja kishte vendosur të vishte një bluzë të kuqe me shqiponjën e zezë, gjersa detaji më i bukur i veshjes ishte shëmbylltyra e Skënderbeut në simbolin e shqiponjës.

Anxhelina Hadërgjonaj shfaqet patriotike me rastin e 28 nëntorit. Foto nga Instagram Story. Anxhelina Hadërgjonaj shfaqet patriotike me rastin e 28 nëntorit. Foto nga Instagram Story.

Me anë të kësa, përveçse patriote, Anxhelina ka treguar se di të jetë edhe mjaft kreative. /Telegrafi/