LAJMI I FUNDIT:

Anulohet votimi në një qendër votimi në Shtip

Anulohet votimi në një qendër votimi në Shtip

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sipas detyrës zyrtare sot anuloi votimin në zgjedhjet për kryetar komune në qendrën e votimit 2.266 në Shtip, sepse në kutinë e votimit kishte një fletë votimi më shumë sesa nënshkrime në ekstraktin nga Lista e Votuesve.

Anëtarët e Komisionit numëruan fletët e votimit dhe përcaktuan se me të vërtetë ka edhe një fletë votimi. Gjendja faktike u vërtetua edhe nga anëtarët e bordit zgjedhore.


Anëtarët e KSHZ-së nuk e pranuan propozimin e Elizabeta Postolovska, anëtare e KSHZ-së, për shkarkimin e Bordit Zgjedhor dhe Komisionit Komunal të Zgjedhjeve për shkak të një votimi të tepërt në qendrën e votimit 2.266.

Janakie Vitanovski vlerësoi se anulimi nuk ndikon në rezultatet e votimit në Shtip dhe se KSHZ i kanë ndërmarrë të gjitha veprimet./Telegrafi/