LAJMI I FUNDIT:

Anulohet seanca gjyqësore për Grujevskin

Anulohet seanca gjyqësore për Grujevskin

Sot në Gjykatën Penale në Shkup duheshte të mbahet seanca gjyqësore për rastin e PSP-së ‘Fortesa’, por për shkak të gjendjes shëndetësore të Grujevskit seanca është anuluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në lëndë akuzohen shtatë punonjës të DSK-së të cilët ndiqen për zhdukjen e dokumentacionit zyrtar e lidhur me bisedat e përgjuara, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Grujevski dhe katër të dyshuar të tjerë, dhe ish-ministrja e brendshme Gordana Jankullovska, u akuzuan vitin e kaluar për shkatërrimin e sistemit të përgjimit të paligjshëm me vlerë 10 milionë euro.

Përndryshe seanca e radhës është caktuar për 23 maj. /Telegrafi/