LAJMI I FUNDIT:

Anulohet logoja e ‘kopjuar’ e 10-vjetorit të Pavarësisë, përzgjidhet një e re

Anulohet logoja e ‘kopjuar’ e 10-vjetorit të Pavarësisë, përzgjidhet një e re

Këshilli Organizativ për Shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë ka përzgjedhur një logo të re, pas shqetësimeve të shfaqura në publik, se logoja e parë ishte plagjiaturë.

Përmes një komunikate dërguar mediave, Këshilli Organizativ për Shënimin e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës thotë se duke pasur mirëkuptimin e autorëve, Këshilli Organizativ ka vendosur që të ndryshojë logon e dhjetëvjetorit të pavarësisë dhe ka prezantuar logon e re, autor i së cilës është Zeni Ballazhi, njëherësh autor edhe i logos së 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.


Logoja për 10 vjetorin e Pavarësisë, e kopjuar? Kjo është përgjigjja e Presidencës
Lexo po ashtu Logoja për 10 vjetorin e Pavarësisë, e kopjuar? Kjo është përgjigjja e Presidencës

Kjo logo ishte përzgjedhur si dizajn për Medaljen Presidenciale të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, por Këshilli Organizativ ka vendosur që ajo jetë edhe logoja zyrtare e tërë manifestimeve.

Reagojnë krijuesit e logos së 10 vjetorit të pavarësisë (Video)
Lexo po ashtu Reagojnë krijuesit e logos së 10 vjetorit të pavarësisë (Video)

Kjo është komunikata e plotë e Këshillit Organizativ:

“Këshilli Organizativ për 10 Vjetorin e Pavarësisë përzgjedhë një logo të re, anulon të parën

Këshilli Organizativ për Shënimin e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës i ka pranuar me shqetësim reagimet e publikut për ngjashmërinë e logos së dhjetëvjetorit të pavarësisë me logon e një kompanie gjermane, si dhe i ka shqyrtuar me kujdes të gjitha mundësitë për të vazhduar sa më mirë me organizimet për këtë ditë të rëndësishme për shtetin dhe qytetarët tanë.

Ne i falënderojmë autorët e logos për gatishmërinë e tyre që të japin sqarime deri në detaje për procesin e dizajnimit të logos dhe e vlerësojmë kontaktin që kanë krijuar me kompaninë gjermane për të hequr çdo dyshim se logoja e prezantuar është autentike, përkundër ngjashmërive që kishin këto dy logo.

Jemi të vetëdijshëm se nga miliona logo që ekzistojnë në botë, ngjashmëritë rastësore janë shumë të mundshme. Por, e kuptojmë edhe shqetësimin e qytetarëve të Kosovës dhe të institucioneve që përfaqësojmë, që një feste siç është dhjetëvjetori i pavarësisë nuk duhet t’i bie asnjë hije e keqe, sado e vogël që ajo mund të jetë.

Duke pasur mirëkuptimin e autorëve të asaj logoje, Këshilli Organizativ ka vendosur që të ndryshojë logon e dhjetëvjetorit të pavarësisë dhe të prezantojë logon e re.

I falënderojmë të gjithë ata që kanë konkurruar në konkursin e hapur publik, kurse fituesin e ri, Zeni Ballazhi, i cili ishte përzgjedhur edhe fitues i propozimit për dizajnin e Medaljes Presidenciale për 10 Vjetorin e Pavarësisë, e urojmë për punën e tij dhe e falënderojmë për bashkëpunimin”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Lajme
Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Lajme
Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Lajme
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori