LAJMI I FUNDIT:

Anulohet gjykimi për rastin “Toplik”, seanca e radhës më 20 mars

Anulohet gjykimi për rastin “Toplik”, seanca e radhës më 20 mars

Në Gjykatën Penale në Shkup sot nuk është mbajtur seanca e planifikuar për rastin e PSP-së “Toplik”, në të cilën i akuzuari i parë është ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski.

Arsyeja për anulimin e seancës së sotme ishte mungesa e njërit prej avokatëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Gjykimi duhet të vazhdojë më 20 mars me dhënien e dëshmive nga ana e avokatit të të akuzuarit.

Rasti “Toplik” ndodhet në fazën e dëshmive dhe udhëhiqet nga gjykatësi Osman Shabani.

Në këtë rast Janakieski dyshohet se në kundërshtim me ligjin ka shitur tokën shtetërore për ndërtimin e kompleksit “Sonçev grad”, me çka e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për rreth 44 mijë euro./Telegrafi/