LAJMI I FUNDIT:

Anulohet gjykimi për lëndën “Titanik 2”

Anulohet gjykimi për lëndën “Titanik 2”

Nga ora 11:00 deri në ora 18″30 më dy ndërprerje zgjati seanca e sotme për lëndën e PSP-së “Titanik 2”. Sot duhej të dalin fjalët përfundimtare të të akuzuarve dhe avokatët e tyre. Gjyqtari Ognen Stavrev e anuloi gjykimin për shkak se Aneta Stefanovska, e akuzuar në këtë lëndë i ra të fikët dhe u thirr ndihma e shpejtë.

Data e ardhshme kur Stefanovska, avokati i tij, Sasho Mijallkov dhe avokatët e tij duhet t’i japin fjalët përfundimtari është 28 shkurti, me çka do të caktohet datë për vendim, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Seanca e parë për këtë lëndë nisi më 24 prill të vitit 2018.

Në rastin e PSP-së “Titanik” akuzohen Menduh Thaqi, Bedredin Ibrahimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski, Sasho Srcev dhe Sasho Mijallkov./Telegrafi/