LAJMI I FUNDIT:

Anulohen qindra fluturime në Gjermani

Anulohen qindra fluturime në Gjermani

Disa zona në Gjermani janë paralajmëruar për një mot të ashpër, për shkak të kushteve të rrezikshme të motit të acartë.

Sipas njoftimit, moti i ligë goditi pjesë të mëdha të vendit në fillim të javës, nën ndikimin e temperaturave nën zero.


“Operacionet në aeroportin më të madh të Gjermanisë janë ndërprerë, duke shkaktuar anulime dhe vonesa në Frankfurt. Rreth 180 nga 1,100 fluturime të planifikuara sot, janë anuluar”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu rrjeti hekurudhor i Gjermanisë (Deutsche Bahn) u ndërpre sot për disa orë.

Pati disa aksidente automobilistike në të gjithë vendin, duke përfshirë një autobus i cili u përplas me një pemë pranë Frankfurtit pasi doli nga një rrugë e rrëshqitshme.

Si masë paraprake, shumë shkolla, tregje të produkteve për Krishtlindje dhe kopshte zoologjike u mbyllën në të gjithë vendin.

Në rajonin jugor të Baden-Württemberg, i goditur tashmë nga i ftohti ekstrem javën e kaluar, priten stuhi të tjera. /ATSH/