LAJMI I FUNDIT:

Anulohen fluturimet për datën 13 maj

Anulohen fluturimet për datën 13 maj

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar udhëtarët që janë anuluar fluturimet e datës 13 maj.

“Të dashur udhëtarë. Ju njoftojmë se fluturimet e datës 13 Maj janë anuluar ! Për më shumë informacion ju lusim të qëndroni në kontakt me kompanitë ajrore!”, thuhet në njoftimin e ANP-së.


Fluturimet të cilat kanë qenë paraparë të realizohen më 13 maj e që janë anuluar janë fluturimi i lindjes Prishtinë-Dusseldorf (ora 09:15) dhe ai Prishtinë-Stuttgart (ora 09:55) nga kompania Eurowings. /Telegrafi/