LAJMI I FUNDIT:

Anulimi i udhëtimeve dhe shëndeti i përkeqësuar, Papa Françesku mund të jap dorëheqje

Anulimi i udhëtimeve dhe shëndeti i përkeqësuar, Papa Françesku mund të jap dorëheqje

Problemet e fundit shëndetësore të Papa Françeskut, përkeqësimi i lëvizjes dhe ngjarjet e anuluara kanë nxitur thashethemet se kreu i Kishës Katolike do të ndjekë paraardhësin e tij – pension të parakohshëm.

Françesku, i lindur si Jorge Mario Bergoglio , u zgjodh si Papë në mars të vitit 2013, pasi Papa Benedikti XVI-të dha dorëheqje në moshën 85-vjeçare, duke u bërë Papa i parë që e bën këtë që nga Gregori XII-të në vitin 1415.

Tani, disa ekspertë të Vatikanit besojnë se Françesku 85-vjeçar mund të bëhet i dyti – edhe pse këshilltari i Papës ka mohuar thashethemet, raporton nypost.

Sipas Religious News Service, kardinali Oscar Andres Rodríguez Maradiaga i krahasoi thashethemet e daljes në pension si asgjë më shumë se një telenovelë.

Selia e Shenjtë deri më tani nuk ka dhënë asnjë tregues se Papa synon të heqë dorë nga froni i Shën Pjetrit, në vend që të vdesë në detyrë – siç ka qenë zakon për shumicën dërrmuese të peshkopëve të Romës.

Korrikun e kaluar, papës me origjinë argjentinase iu hoq pjesa e majtë e zorrës së trashë gjatë një operacioni tre-orësh sepse zorra i ishte ngushtuar.

Që atëherë, shëndeti i tij ka qenë në rënie të dukshme, ku muajin e kaluar Françesku ka filluar të lëvizë përmes një karrige me rrota, ose me ndihmën e një bastuni, për shkak të dhimbjes së gjurit.

Papa thuhet se nuk dëshiron t’i nënshtrohet një operacioni në gju – dhe u citua t’u kishte thënë peshkopëve në muajin maj, “më parë do të jepja dorëheqje sesa të pranojë të operohem”.

“Kur jemi të moshuar, nuk mund të bëjmë të njëjtat gjëra që bënim kur ishim të rinj: Trupi ka një ritëm tjetër dhe ne duhet ta dëgjojmë trupin dhe të pranojmë kufijtë e tij”, tha ai duke shtuar “ne të gjithë i kemi ato. Edhe unë duhet të përdor një shkop tani”.

Peshkopi i Romës vuan edhe nga dhimbjet e nervit shiatik, gjë që e bëri të çalojë edhe para se të lindte problemi me gjurin.

Një javë para fjalëve të Papës për pleqërinë, Vatikani anuloi një udhëtim të planifikuar të muajit korrik në Afrikë, duke përmendur problemet shëndetësore.

Rasti do të shënojë atë që njihet si “Festa e Faljes”, e cila u krijua nga Papa Celestine V në 1294 – në të njëjtin vit që pontifi i shekullit të XII-të dha dorëheqje nga Selia e Shenjtë.

Festimet do të fillojnë më 28 gusht – një ditë pasi Françesku është planifikuar të emërojë 21 kardinalë të rinj, të cilët do të kenë të drejtë të votojnë në një konklavë nëse ai vendos të largohet nga papati.

Papët zgjidhen nga Kolegji i Kardinalëve, të cilët thirren në Vatikan për një takim, pasuar nga zgjedhjet papale ose konklava.

Para se paraardhësi i Françeskut, Benedikti XVI, të trondite botën duke njoftuar daljen në pension në vitin 2013 pas tetë vjetësh në pushtet, ai vizitoi varrin e Celestine në bazilikën e Santa Maria di Collemaggio në L’Aquila.

Benedikti, i cili u bë i njohur si “papa emeritus” pas dorëheqjes së tij, vazhdon të banojë në qytetin e Vatikanit. Në moshën 95-vjeçare, ai është personi më jetëgjatë që ka mbajtur postin e Papës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Azia
Kalo në kategori