LAJMI I FUNDIT:

Anulimi i granteve shqetëson fermerët: Po na shkatërron emocionalisht

Anulimi i granteve shqetëson fermerët: Po na shkatërron emocionalisht

Fermerët po shprehen të shqetësuar me anulimin e granteve për fermat e vogla. Ndërkaq, në Ministrinë e Bujqësisë thonë se kjo po ndodh për shkak të disa ndryshimeve por që fermërt nuk do të dëmtohen.

Anulimin e granteve për fermat e vogla nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural po e sheh si lojë të kësaj Ministrie fermerin nga fshati Studenicë e Istogut, Ramadan Zeqiraj.
Ai thotë se me anulimin e granteve është  dëmtuar  financiarisht.


“Është anuluar programi komplet. Shqetësimi ynë si fermer të vegjël është shumë i madh. Minimumi 500-600 euro çdo fermer ka shpenzuar për të aplikuar për këto projekte për të fituar diçka…Nuk ka projekt nën 500 euro. Duhet biznes plani, letrat e komunës, te arkitekti, shpenzimet janë të mëdha”, deklaroi Ramadan Zeqiraj për RTV Dukagjini.

Zeqiraj bën apel që Ministria e Bujqësisë, të mos bëjnë lojëra.

“Kisha bërë apel të Ministria të mos bëjnë lojëra. Këto janë lojëra me kokë të njeriut. Emocionalisht kjo shkatërron kokën e njeriut”, deklaroi më tej Ramadan Zeqiraj.

Në përgjigjen elektoronike dërguar në RTV Dukagjini, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural kanë thënë se kanë paraparë disa ndryshime në udhëzimin administrativ ndërsa fermerët nuk do të dëmtohen me këto ndryshime.

“Në momentin që përfundojnë të gjitha procedurat e parapara me këtë rregullore, do të dërgohet për nënshkrim në kabinetin e ministres në detyrë të MBPZHR-së dhe shtatë ditë pas nënshkrimit, udhëzimi hyn në fuqi. Pas nënshkrimit, do të fillojë edhe vlerësimi i të gjitha aplikacioneve të fermerëve, të cilët tashmë kanë aplikuar dhe presin mbështetje përmes këtij programi. Po ashtu, duhet theksuar se asnjë nga fermerët që kanë aplikuar nuk do të dëmtohet me këtë rast, pasi që nuk do të ketë asnjë kosto shtesë në procedurat e mëtejmë të vlerësimit të atyre aplikacioneve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Bujqësisë./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti?

Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal

Edil Project
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Ekonomi
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

provit
Kalo në kategori