LAJMI I FUNDIT:

Antony Blinken flet për herë të parë pas nominimit për Sekretar të Shtetit

Antony Blinken flet për herë të parë pas nominimit për Sekretar të Shtetit

Antony Blinken ka reaguar ndaj njoftimit se Joe Biden do ta nominojë atë për të shërbyer si Sekretar i ardhshëm i Shtetit.

Blinken, një ish-zëvendës sekretar i shtetit, ka falënderuar të gjithë për urimet që i kanë shpreh gjatë kohës së fundit, transmeton Telegrafi.


“Mesazhet nga miqtë dhe kolegët që kam marrë gjatë 15 orëve të fundit më kanë nderuar”, pohoi fillimisht 58-vjeçari.

“Jam i nderuar të njoftojë zyrtarisht se jam emëruar për të shërbyer si Sekretar i Shtetit. Nëse konfirmohet, ky është një mision që do ta marr me gjithë zemër”, ka shkruar ai në llogarinë personale në Twitter.

Blinken shërbeu në një numër rolesh të larta nën administratën e Barack Obamës, përfshirë punën si këshilltar i sigurimit kombëtar të Joe Biden gjatë mandatit të parë të Obamës.

Bashkë me Bidenin kishte vizituar Kosovën, Antony Blinken nominohet për Sekretar të Shtetit
Lexo po ashtu Bashkë me Bidenin kishte vizituar Kosovën, Antony Blinken nominohet për Sekretar të Shtetit

Ndryshe, zëvendëspresidenti i atëhershëm Joe Biden bashkë me atëkohë, Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Antony Blinken kishte vizituar Kosovën më 22 maj të vitit 2009.

Ai gjithashtu kishte uruar Majlinda Kelmendin me rastin e fitimit të Medaljes Olimpike në Rio të Brazilit në vitin 2016. /Telegrafi/