LAJMI I FUNDIT:

Anton Quni në krahë të Driton Selmanajt, vlerëson kontributin e tij gjatë luftës

Anton Quni në krahë të Driton Selmanajt, vlerëson kontributin e tij gjatë luftës

Zëvendëskryeministrit të LDK-së Driton Selmanajt, sot iu pamundësua tre herë pjesëmarrja në seancën parlamentare nga Lëvizja Vetëvendosje, duke ‘rrahur’ tavolinat.

Në krahë të bashkë partiakut ka dalë edhe Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni.


Quni përmes një shënimi në Facebook ka vlerësuar lartë kontributin e familjes së Driton Selmanajt.

“Prindi i Dritonit, Ali Selmani, ishte kultivues i trashëgimisë kulturore shqiptare, bashkëthemelues i ShKA “AFËRDITA”.
Nga regjimi antishqiptar ai u persekutua pamëshirshëm. Gjithmonë qëndroi stoik dhe i palëkundur”, ka shkruar Quni.

Ai po ashtu ka vlerësuar lartë edhe kontributin e zëvendëskryeministrit në periudhën e luftës.

“Dritoni në vitet 98/99 si teknik medicinal fashoj dhe shëroj shumë plagē të fëmijëve, burrave, grave dhe ushtarëve të plagosur të UÇK-së”.

Quni në fund ka dhënë edhe një mesazh për të gjithë ata që protestuan ndaj Selmanajt.

“Mësoni para se të gjykoni!”, ka shkruar më tej Quni duke bashkangjitur edhe një fotografi të tij bashkë me Driton Selmanajt./Telegrafi/

Dy nga shumë fakte për Driton Selmanaj:

– Prindi i Dritonit, Ali Selmani, ishte kultivues i trashëgimisë kulturore…

Posted by Anton Quni on Friday, December 18, 2020