LAJMI I FUNDIT:

Antilopa afrikane me brirët spiralë simetrikë

Antilopa afrikane me brirët spiralë simetrikë
(Foto: TCH)

Kjo antilopë gjigande e Afrikës jugore e lindore mund të shihet mes bimësisë duke u ushqyer me gjethe e sytha pemësh.

Për fat Kudu i Madh ekziston ende në numra të mëdhenj pasi janë specie e mbrojtur në shumicën e vendeve, veçanërisht në rezervatin e famshëm Kruger në Afrikën e Jugut.


Meshkujt e rritur mund të arrijnë një gjatësi deri në 155 cm në shpatulla dhe në disa raste peshojnë deri në 300 kg.

Por me gjithë këto shifra, tipari i tyre më mbresëlënës janë pa dyshim brirët e përdredhur të meshkujve.

(Foto: TCH)

Brirët e tyre të pazakontë formojnë dy spirale të plota dhe nëse do të mateshin të drejtuar mund të arrijnë deri në 180 cm.

Por me gjithë brirët e tyre të frikshëm këto kafshë nuk janë agresive dhe meshkujt i përdorin ato vetëm nganjëherë kur ndeshen për të treguar dominancën.

Në raste të rralla betejat mes tyre zgjasin aq shumë sa drerët vdesin nga uria, nëse asnjë prej tyre nuk zmbrapset.

Shumicën e kohës ata qëndrojnë thuajse të palëvizur mes bimësisë, për të mos u pikasur nga luanët apo hienat, transmeton Top Channel.

(Foto: TCH)

Meshkujt janë zakonisht kafshë solitare dhe në raste të rralla qëndrojnë në grupe prej disa meshkujsh “beqarë”.

Ndërsa femrat qëndrojnë në grupe prej tre ose katër ekzemplarësh, bashkë me këlyshët e tyre.

Meshkujt bashkohen me to vetëm gjatë periudhës së çiftimit. Kur femrat janë gati për të lindur, ato ndahen nga grupi dhe bashkë me këlyshin e tyre fshihen mes bimësisë për pesë javë.

Këlyshi qëndron me nënën e tij deri rreth moshës gjashtëmuajshe, kur nisin të bëhen të pavarur.

(Foto: TCH)

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Demi: Horoskopi vjetor për 2024

Demi: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori