LAJMI I FUNDIT:

Antikorrupsioni i Maqedonisë pranoi katër ankesa të LSDM-së

Antikorrupsioni i Maqedonisë pranoi katër ankesa të LSDM-së

Komisioni për antikorrupsion e mbajti mbledhjen e saj publike. Komisioni vendosi që të pranojë katër ankesa të LSDM-së, nga pesë të dorëzuara, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ankesat e LSDM-së kanë të bëjnë me punësimin, që sipas tyre janë të paligjshme, në institucionet dhe ndërmarrjet publike gjatë fushatës parazgjedhore.


Komisioni vendosi se duhet të kërkohën arsyetime për shpallje të konkurseve të punës për gjashtë noterë, dy artistë, një mësimdhënës në gjuhën turke dhe një punëtor sporteli./Telegrafi/