Antidepresantë për të luftuar COVID-19: Si priten të jenë rezultatet e studimit të ri!
Mjekët po zhvillojnë një provë klinike për të parë nëse një anti-depresant mund të ndihmojë të sëmurët me COVID-19
Studiuesit në Universitetin e Washingtonit të St. Louis janë duke rekrutuar 1,100 njerëz në fazat fillestare të COVID-19 për të provuar ilaçin fluvoxamine, i njohur gjithashtu si Luvox.
Ndërsa një anti-depresiv mund të duket si një kandidat i vështirë për të luftuar COVID-19, një studim i vogël në nëntor tregoi se mund të ketë sukses me “anti-depresantët modernë”.
Studiuesit po e kryejnë studimin në mënyrë jo dhe aq të zakontë, shkruan CNN.
Ata po dërgojnë ilaçet në shtëpitë e pacientëve dhe do monitorojnë shëndetin e tyre. Pacientët raportojnë te studiuesit. Ata regjistrojnë matjet e tyre (temperaturën, oksigjenin etj) në faqen e internetit të studimit dhe stafi kërkimor i thërret pacientët çdo ditë gjatë pjesës së hershme të provës.
Pajisjet për matjet e bëra i kanë siguruar studiuesit për çdo pacient.
Kjo mënyrë e re për të bërë prova klinike tashmë është provuar të jetë efikase.
Dr. Eric Lenze, hetuesi kryesor i studimit, thotë se deri tani gjithçka ka shkuar mirë dhe se i vetmi efekt ka qenë “një lemzë e vogël”.
Studiuesit thonë se mund të kenë rezultate përfundimtare deri në fund të shkurtit.
Në studimin e botuar në nëntor në Journal of the American Medical Association, midis 80 pacientëve që morën fluvoxamine, asnjë nuk zhvilloi nivele të ulëta të oksigjenit.
Nga 72 pacientë që morën një placebo, një pilulë që nuk bën asgjë, gjashtë zhvilluan nivele të ulëta të oksigjenit.
Një nga pacientët që mori fluvoxamine u shtrua në spital për arsye “dehidratimi”.
Katër nga pacientët që morën një placebo u shtruan në spital me simptoma të lidhura me COVID-19, dhe një përfundoi në njësinë e kujdesit intensiv.
Studiuesit nuk panë nëse ndryshimet midis këtyre dy grupeve ishin statistikisht të rëndësishme, citon Anabel.
“Për shkak të kufizimeve të studimit, këto gjetje duhet të interpretohen si krijim i hipotezave sesa si një demonstrim i efikasitetit”, shkruajnë autorët në studimin e nëntorit.
Lenze dhe kolegët e tij aktualisht janë duke bërë studimin më të gjerë, sepse studimi i mëparshëm ishte shumë i vogël për të nxjerrë rezultate përfundimtare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City