Paketa anti-shpifje vazhdon të prodhojë reagime mosaprovuese në shumë nivele. Zërat e ndryshëm që e kundërshtojnë për herë të parë duket se u bënë bashkë.
Tanimë nuk janë vetëm shoqatat e pro e antiqeveritare që e kundërshtojnë paketën, nuk është vetëm politika, nuk janë vetëm gazetarët, pedagogët, specialistët e fushës, por dhe institucionet evropiane e më gjërë.
Gjysëm-kundërshtimit të OSBE-së, për shkak të gishtit përpjetë të mbetur ende aty, i është shtuar reagimi i thekshëm i KiE-s. Arsyeja e gjithë këtij përbashkimi është fare e thjeshtë. Anti-shpifja dhe qeveria me qëllimet e saj të shpifura jua kanë shpifur të gjithëve.
Dhe në këtë përjetim dërgimi i saj në “Venecia” nga KiE, ngjan të jetë kambana e fundit paralajmëruese për qeverinë. Asaj i kërkohet dhe njëherë “butë” që ajo të reagojë “fort” dhe të heqë dorë nga kryqëzata e ndërmarrë ndaj fjalës së lirë dhe medias online.
Në vend të mea culpa-s, mazhoranca hodhi dorezën e duelit në shesh me një actio bellica, duke rrëzuar, siç ka bërë rëndom, dekretin e presidentit për kthimin mbrapsht të paketës.
Përgjigja nervozuese e qeverisë ndaj aktit të KiE-s, i hedh kështu benzinë zjarrit të ndezur dhe përplasjeve të vazhdueshme midis tyre. Përplasje që janë prodhuar pikërisht për ndryshimet e herë pas hershme dhe arnimet e ndërhyrjet arbitrare që qeveria Rama i ka bërë ligjit për mediat audiovizive. Ligji në fjalë u konsultua dhe u hartua me mbikqyrjen e vazhdueshme të specialistëve të BE-së dhe KiE-s. Qëllimi ishte siguria e lirisë së medias nga kapja politike dhe interesave të ditës dhe rregullimi i tregut mediatik.
Mos përfshirja e atëhershme e medias online nuk kishte të bënte me peshën e vogël që këto media zinin në hapësirën mediatike shqiptare, sesa me bindjen e qasjen evropiane që këto media i nënshtrohen vetërregullimit. Por, pushteti i ri nën delirin e shkëlqimit dhe të madhështisë, nisi hap pas hapi të godasë një nga ligjet më të reja dhe më të mira të miratuara me konsensus politik e ndërkombëtar.
Në terren bëri të njëjtin veprim, duke sulmuar zërat kundër, gjë që çoi dhe në mbylljen e Agon Chanel. Pas ndryshimeve në nene të veçanta, që i hapën rrugë kontrollit politik të AMA-s, ligji i medias u deformua në thelbin e tij dhe u zhvesh nga neni themelor, ai i pronësisë, i cili përcaktonte raportet e aksionmbajtësve. Raportet e vendosura, synonin prishjen e hegjemonisë së interesave të pronarëve.
Ndonëse vendimi u stimulua në rrugë gjyqësore, propozuesi i tij në komision ishte Balla, kryetari i grupit socialist dhe aprovues ishte vetë AMA, tashmë e drejtuar politikisht nga grupet mediatike dominante. Reagimi i atëhershëm i KiE ishte i ashpër dhe në letërkëmbimin me kuvendin, u kërkua mos ndryshimi i ligjit.
Qeveria nuk i konsideroi këshillat e BE-së dhe KiE-s, përkundrazi, me ndryshimet e mëtejshme për ndarjen e rrjeteve frekuencore, që vulosën kontrollin e saj mbi mediat kombëtare, e përkeqësoi akoma më shumë situatën. Por teoria e kompesimit veproi dhe kontrolli politik absolut qeveritar, stimuloi një mini revolucion të medias online opozitare që përfshiu jo vetëm thjesht media të tilla, por dhe blogje e faqe të tëra në rrjetet sociale.
Shpërfilljes së parë qeveritare, ia zuri vendin shqetësimi, i cili u shndërrua shpejt në alarm për shkak të efektit në rritje të influencës opinion-formuese të këtyre mediave. Metoda e realizuar nga zyra e propagandës, për ta balancuar tregun online me stimulimin e mbajtjen me para të shumë të tillave proqeveritare, nuk funksionoi.
Të vërtetat për krimin, korrupsionin keqqeverisjen, arbitraritetin, mashtrimin, të dala nga dritaret e medias online, u shndërruan me vrull në pamflete antiqeveritare. Nervozizmi i Ramës, prodhoi iniciativën e vitit 2016 për ndryshimet në Ligjin për tregtinë elektronike, ndryshime që kishin në mirino median online. Atëherë Rama shmangu ndërhyrjet në Ligjin e Medias, pasi nuk donte një përplasje tjetër me KiE-në për këtë ligj.
Paketa e vitit 2016 u kundërshtua fort nga BE dhe KiE, sikurse nga gazetarët dhe u la në heshtje. Rimarrja e 2018, ishte thjesht ndryshim rruge nga Rama, për të arritur qëllimin e mbrapshtë.
Nën efektin e rrënimit të vazhdueshëm tij dhe qeverisjes dhe të situatës së mjerë politike, ai kërkoi të mbyllë dhe burimin e fundit të zërit e së vërtetës opozitare. I verbuar nga nervozizmi i pikiatës së situatës dhe figurës së tij, Rama ndërmori që nga 2018 sulmin final, duke mos marrë parasysh asnjë reagim të brendshëm dhe ndërkombëtar dhe iu vërsul ligjit delikat të medias.
Në mënyrën më të shpifur paraqiti një paketë antishpifje të shpifur antikushtetuese dhe censuruese ndaj medias. Tani vazhdon ta mbrojë me ngulm, duke ngjallur një shpifje galopante ndaj tij dhe qeverisjes së tij, e cila po përhapet me shpejtësi dhe në arenën mbarëevropiane dhe që ka për t’i dhuruar atij një fund të hidhur. Reagimi i KiE-së është paralajmërim i fortë ndaj regjimit të Ramës. Venecia rrezikon mbytjen finale të aventurës së tij anti-media online dhe ndërtimit të regjimit demokratik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSkandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën