LAJMI I FUNDIT:

Ansambli shqiptar në Maqedoninë e Veriut, pa objekt dhe adresë (Video)

Ansambli shqiptar në Maqedoninë e Veriut, pa objekt dhe adresë (Video)

Ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve shqipe në Maqedoni është themeluar që një vit e gjysmë, por ky institucion ende nuk ka adresë, as objekt të vetin dhe as valltarë. Për momentin Ansambli disponon me 10 të punësuar administrativë dhe disa zyra, kurse për ushtrime përkohësisht nga Qeveria i është ndarë Shtëpia e Armatës. Drejtori i ri, Jeton Pustina, u ankua edhe për buxhetin që disponon Ansambli i këngëve dhe valleve shqipe dhe thotë se do të dorëzojë ankesë deri tek Ministria e Kulturës për të kërkuar më shumë mjete.

“Përveç buxhetit për programin artistik dhe për 10 personat e angazhuar me kontrata, Ansambli ka zero buxhet. Është shumë problem të funksionohet. Tani pasi mbaruan zgjedhjet, ne do të çojmë ankesë dhe do të kërkojmë më çdo kusht që ansambli të mbështetet më shumë. T’i ndahen mjete që të kemi mundësi të funksionojmë por mbi të gjitha të ndërtojmë një institucion që e duan të gjithë. Është 5 milion denarë për programin artistik, 4 milion denarë për rrogat dhe 3 milion denarë për një koncert ndërkombëtar”, theksoi Jeton Pustina, drejtor i AKVPSH në Maqedoninë e Veriut.


Për dy javë Ansambli shtetëror shqiptar do të shpallë konkurs për artistë, valltarë, instrumentistë dhe këngëtarë. Planifikohet që të pranohen gjithsej 37 persona, por ky numër nuk është i mjaftueshëm, thotë ai.

“Jemi institucion I ri, nuk kemi të punësuar të brendshëm. Ishte problemi se nuk mundeshim të angazhonim profesionistë nga jasht për audicionin, por duheshe të bënim kërkesë në Ministrinë e Kulturës. Ministria e Kulturës të dërgojë disa përfaqësues ne mes tyre profesionistë që i angazhojmë, të bëjmë një komision të përbashkët dhe ka shumë detaje për të arritur te konkursi, por besoj se këto dy javë do ta kemi konkursin. Konkursi do të zgjasë 15 ditë”, potencoi drejtori i AKVPSH në Maqedoninë e Veriut, Jeton Pustina.

Kur u themelua ansambli, iu nda salla “Partizani” në Çair, u nda edhe buxhet për rikonstruimin e saj, mirëpo këtë objekt nuk e pranoi drejtori i atëhershëm Fatos Lumani, sepse salla ishte në gjendje të mjerueshme. Tani ansambli ka disa zyra në ndërtesën e “Maqedonisë së re”, ku me gjasa do të jetë edhe adresa e këtij institucioni./Tv21/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori