LAJMI I FUNDIT:

ANP ‘Adem Jashari’ apel udhëtarëve: Ndalesa për fluturime hyn sonte në fuqi, kërkoni informata shtesë nga kompanitë e juaja ajrore

ANP ‘Adem Jashari’ apel udhëtarëve: Ndalesa për fluturime hyn sonte në fuqi, kërkoni informata shtesë nga kompanitë e juaja ajrore

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka kërkuar nga udhëtarët që t’i kontaktojnë kompanitë e tyre ajrore për çdo informatë shtesë.

Sipas kompanisë, ndalesa për fluturime në ardhje me udhëtarë do të hyjë në fuqi sonte pas mesnatës.


Kjo u bë si masë shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me virusin CODIV-19.

“Nga data 16 mars 2020 bëhet pezullimi i përkohshëm i të gjitha linjave të udhëtimit ajror në Aeroportin e Prishtinës, përveç fluturimeve ushtarake, dhe emergjencave medicinale (MEDIVAC). Përjashtim bëjnë linjat e udhëtimit në ardhje me ekuipazh, por pa udhëtarë që shërbejnë vetëm për largim të udhëtarëve nga Kosova”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Njoftimi i plotë i ANP “Adem Jashari”

LUSIM TE GJITHE UDHETARET TE KONTAKTOJNE KOMPANITE E TYRE AJRORE PER CDO INFORMACION QE MUND TE IU DUHET!!!

Informate:

Ndalesa per fluturime ne arritje me udhetare hyn sonte ne fuqi pas ores 00:00.

Deri ne kete ore te gjitha fluturimet perfshire ato ne arritje me udhetare do te realizohen.

Pas kesaj ore do te realizohen fluturimet ne arritje pa udhetare ndersa ato ne nisje me udhetare.