LAJMI I FUNDIT:

Anoreksia e bëri ‘asht e lëkurë’, mjekët mahiteshin se dukej si kufomë e gjallë dhe mund të luante në filma horror (Foto)

Anoreksia e bëri ‘asht e lëkurë’, mjekët mahiteshin se dukej si kufomë e gjallë dhe mund të luante në filma horror (Foto)

Kristina Karyaginas nga Barnaul i Rusisë, që peshonte sa një fëmijë katërvjeçar si pasojë e anoreksisë, i ishte thënë prej mjekëve që dukej si kufomë e gjallë dhe mund të bëhej pjesë e filmave horror.

Trupi i saj dukej si ‘asht e lëkurë’ kur ra në vetëm 17 kilogramë, pasi me të përfunduar shkollën e mesme ndaloi edhe së ngrëni, transmeton Telegrafi.


Tani 26-vjeçarja po trajtohet falas prej mjekëve, të cilët panë fushatën në Instagram, ku miqtë e saj kërkonin të holla që ajo të trajtohej për sëmundjen. Gjatë fundit të adoleshencës, ajo mbijetonte vetëm me copëza të bananeve dhe nga ndonjë mollë në ditë.

Pasi përfundoi fakultetin juridik, gjendja e saj u rëndua dhe mbeti në banesë, e pafuqishme të lëvizte. Me t’ia mbledhur 1,500 euro, Karyagina me nënën e saj shkuan në Nizhny Novgorod, ku e priste ekipi i specializuar, që nisën menjëherë procesin e trajtimit.

Në ditën e dytë të trajtimit, ajo hëngri edhe disa ushqime të vogla, që nuk ishin pemë. “Për mua ishte e pabesueshme, ta shihja të bijën që hante fasule të fërguara. Nuk po i besoja syve, isha mësuar ta shihja vetëm duke ngrënë copëza pemësh dhe teksa pinte ujë”, ka thënë nëna saj Maria.

Mësohet se pas një viti, ajo për herë të parë e ka ngrënë një shujtë të vogël, ndërsa ka dalë me të ëmën për një xhiro rreth qendrës ku është duke u rehabilituar.

Megjithëse ende ka peshë të lehtë, Karygaina i ka shpëtuar peshës prej 17 kilogramë, ku shumë anoreksikë mbesin të vdekur.

Vullneti dhe këmbëngulja, po e ndihmojnë atë të luftojë me këtë sëmundje të rëndë, që po përhapet vazhdimisht, ndërsa po bëhet shumë pak për ta trajtuar. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Interesante
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Fakte interesante për Australinë (Foto)

Fakte interesante për Australinë (Foto)

Interesante
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Kalo në kategori