LAJMI I FUNDIT:

Ankthi pa fund, 24 vjet në kërkim të bashkëshortes së zhdukur në luftë

Ankthi pa fund, 24 vjet në kërkim të bashkëshortes së zhdukur në luftë

Në 15 lokacione të ndryshme brenda vendit u gërmua gjatë vitit të kaluar, në kërkim të personave të zhdukur dhunshëm gjatë luftës. Në disa prej tyre u gjetën edhe mbetje mortore, që tashmë janë në proces identifikimi, por numri i tyre ka qenë i ulët. Familjarët nuk fshehin zhgënjimin me zhvillimet në këtë çështje që po i rëndon ata tash e më shumë se 2 dekada.

Që 24 vite është në kërkim të saj. Salim Muhaxheri nga komuna e Ferizajt pret nga institucionet që të zbardhet fati i bashkëshortes së tij që është zhdukur që nga prilli i vitit 1999.


“Nga ai moment ma nuk dihet asgjë për fatin e saj. Bashkë me bashkëshorten ka qenë edhe një grua e kushëririt e cila poashtu është e zhdukur edhe ajo. Në komunën tonë për momentin janë edhe diku 16 të pagjetur”, ka deklaruar Muhaxheri për RTV Dukagjinin.

Muhaxheri, i cili është edhe kryetar i Shoqatës për Personat të Zhdukur në Komunën e Ferizajt, thotë se shpresa e familjarëve është zbehur me ç’kanë kaluar më shumë se dy dekada.

“Kur bisedojmë me familjarët, pyetja e parë e tyre është çka ka të re? Gjithmonë kur të vijnë këtu familjarët pyetjen e parë e kanë: A ka diçka të re? Është problem tash me familjarin me bisedu se me të vërtetë kanë kaluar shumë vite dhe nuk shihen rezultate”.

Në Kosovë gjatë vitit dy mijë e njëzet e tre ekipet e institucioneve përgjegjëse gërmuan në pesëmbëdhjetë lokacione nëpër qytete të ndryshme të Kosovës.

“Rreth shtatë lokacione kanë qenë me gjetje që dyshohet që janë me interes dhe mund që janë të personave të zhdukur”, deklaroi Hoti.

E një hap i rëndësishëm për këtë proces po konsiderohet edhe miratimi i Deklaratës së përbashkët për personat e zhdukur mes Kosovës dhe Serbisë, por megjithatë e njëjta nuk është se është zbatuar.

“Komisioni i përbashkët do të themelohet nga BE-ja tash jo nga ne përbëhet prej dy anëtarëve të Bashkimit Evropian, dy Kosovës, dy Serbisë. Domethënë, Bashkimi Evropian është direkt tashmë i involvum në këtë çështje. Dhe ça nënkupton kjo, kjo nënkupton që ne të kaluarën nëse kemi shkuar dhe jemi ankua në Bruksel apo kudo qoftë te miqtë tanë ndërkombëtarë që Serbia s’po jep informacionin dhe Serbia, në anën tjetër, ka shku në Bruksel edhe ka thënë jo ne i japim e tjera e tjera, dhe s’kemi arritë rezultate, tash BE-ja është aty”, shtoi Hoti.

Disa krerët institucional vazhdimisht thonë se janë duke punuar për të, familjarët e të zhdukurve gjatë luftës kërkojnë që, nëse jo eshtrat e familjarëve, të njëjtit t’u hapin derën e të interesohen për gjendjen e tyre.

Përderisa numri i personave të zhdukur nga lufta, mbetet në mbi 1,600 persona./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori