Dr. Samire Gashi – Braina,
Psikiatër
Tel. 044 115 533
Një ndër vështirësitë në mjekimin e çrregullimeve të humorit sa i përket trajtimit, është zgjedhja adekuate e terapisë. Shumica e popullsisë nuk i dallon antidepresivët nga anksiolitikët si dhe hipnotikët (barnat për gjumë). Poashtu, ka paqartësi edhe sa i përket definimit të depresionit dhe anksiozitetit.
Edhe pse në treg janë të pranishme barnat për të gjitha format e humorit të çrregulluar, ekziston bindja se mjekët gabimisht përshkruajnë barnat e më pastaj nuk e përcjellin gjendjen e mëtutjeshme shëndetësore të pacientit.
Në fakt, pacienti bindet ta marrë terapinë dhe duke mos patur njohuri se duhet te kalojë një kohë që barnat ta shfaqin efektin e tyre, e ndërprenë terapinë para kohe. Kjo bën të mundur që ‘vuajtja depresive’ të vazhdojë dhe të përkeqësohet sëmundja .
Përderisa anksioziteti mund te mjekohet me terapi për qetësim dhe antidepresiv, e kundërta nuk vlen – depresioni shërohet me terapi antidepresive.
Depresioni dhe çrregullimi i ankthit mund të lajmërohen në formë të veçantë ose në formë të kombinuar.
Gabimi kryesor para përshkrimit të psikofarmakëve është dhënia e barnave qetësuese në vend të terapisë antidepresive edhe pse pacienti vuan nga depresioni. Për pasojë do të vie te përkeqësimi i sëmundjes. Pra, përderisa anksioziteti mund të mjekohet me terapi anksiolitike dhe antidepresive, depresioni sa i përket aspektit farmakologjik, trajtohet vetëm me terapi antidepresive.
Anksiolitikët mund të aplikohen edhe te forma e depresionit të kombinuar me anksiozitet, por, vetëm për një periudhë të shkurtër në fillim të trajtimit. Më pastaj, shtohen në fillim doza të ulura të antidepresivëve, të cilat kanë efekt qetësues. Barnat qetësuese largohen dalëngadalë nga terapia për disa javë dhe njëkohësisht rritet doza e barnave antidepresive deri në sasi optimale.
Kujdes me barnat qetësuese!
Shumica e barnave qetësuese që përdoren për ‘qetësim të nervave’, hyjnë në grupin e benzodiazepineve. Emri i tyre gjenerik është: Alprazolom, Bromazepam, Lorazepam, Diazepam, Oksazepam, etj., përderisa emërtimet në treg varirojnë varësisht nga prodhuesi.
Efekti i benzodiazepineve është ne zbehjen e simptomave të ankthit, siç janë: pagjumësia, frika, tendosja e brendshme, nervoza, etj. Poashtu, përshkruhen edhe për dhimbje muskulore, kokëdhembje dhe tension të lartë të gjakut.
Me kujdes të posaçëm mjeku duhet të bëj vlerësimin e pacientit se në çfarë gjendje ndodhet dmth. sa i përket diagnostikimit. Nëse pacienti vuan nga depresioni dhe merr terapi anksiolitike, mund të ndjehet mirë përderisa veprojnë qetësuesit, sikurse që veprojnë analgjetikët në mjekimin e dhimbjes. Megjithatë, barnat qetësuese janë depresor te sistemit nervor (pra nuk veprojnë ‘kundër’ depresionit).
Barnat qetësuese mund të shkaktojnë tolerancë në organizëm, dmth., nevojë për rritje të dozës dhe varësi, që manifestohet me krizë apstinenciale, gjegjësisht, përkeqësim të gjendjes nëse pacienti tenton të zvogëlojë dozën apo ndërprerje të marrjes së qetësuesve.
Kur dhe cili medikament?
Antidepresivët nuk janë depresor por stimulues të sistemit nervor. Dhe, disa nga antidepresivët mund të kenë efekt qetësues, por pa frikë se do të shkaktojnë efekte anësore sikurse barnat qetësuese. Pra nuk shkaktojnë tolerancë as varësi. Për këtë arsye janë të preferuar për trajtimin e depresionit dhe trajtimin e formës kronike të ankthit.
Barnat qetësuese mund të aplikohen në kombinim me barnat antidepresive në fazën fillestare të terapisë, por me kohë duhet të ndërpriten, sepse antidepresivët marrin funksionin e eliminimit të simptomave të ankthit.
Pra, kujdes në përzgjedhjen e barnave! /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

Mund të shkaktojë humbje të shikimit: Një simptomë e heshtur në sy tregon se keni shtypje të lartë të gjakut

Katër pijet që mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës

Simptomat më pak të njohura që tregojnë se keni probleme me zorrët

Sa kohë duhet të kalojë midis vakteve për tretje optimale

Nuk duhet ta injoroni tharjen e gojës, mund të jetë shenjë e sëmundjeve serioze

A mund të rritet penisi në mënyrë natyrale dhe a ka rëndësi madhësia e penisit për femrat?

Mund të shkaktojë humbje të shikimit: Një simptomë e heshtur në sy tregon se keni shtypje të lartë të gjakut

Kjo pije është e mrekullueshme për një zemër të shëndetshme

Katër pijet që mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës

Telegrafi

Tregu.Biz

Scopic Software

theMiracle AG

Mercury Sports LLC

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje
Më të lexuarat

Borrell paraqet tri kërkesa për tejkalimin e krizës në veri, 'dështimi i tyre do të ketë pasoja të rënda'

Kurti flet me zyrtarin e Shtëpisë së Bardhë dhe tre senatorë amerikanë, thotë të ndalet dhuna e grupeve të mbështetura nga Beogradi

AccuWeather me parashikim të detajuar për verën - çfarë moti e pret Ballkanin?

Trazirat në veri, Rama: Kurti e Osmani nuk kërkuan të konsultohen me mua - nuk jam baba i Kosovës

"1000 vjet në dy minuta" - gazetarja e CNN-it shpjegon historinë mes Kosovës dhe Serbisë

Kështu do të duket Real Madridi pa treshen Benzema, Modric dhe Kroos: Ancelotti do të bëjë tri transferime spektakolare