LAJMI I FUNDIT:

Ankohet ministri serb: Taksa e Kosovës po i kushton Serbisë 1 milion euro në ditë

Ankohet ministri serb: Taksa e Kosovës po i kushton Serbisë 1 milion euro në ditë

Zyrtarë të Qeverisë së Serbisë vazhdojnë të ankohen se taksa 100 për qind, e vendosur nga Qeveria e Kosovës për mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, po u shkakton dëme të mëdha bizneseve të shtetit fqinj.

Zëvendëskryeministri njëherësh edhe ministër i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit në Qeverinë e Serbisë, Rasim Laji, ka thënë se për 100 ditë, që kur Qeveria e Kosovës ka vendosur taksën ndaj importit të produkteve që prodhohen në Serbia, në tregun e Kosovës janë plasuar më pak mallra serbe për mbi 100 milionë euro, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të paraprak.


“Kjo prakitikisht thotë se po humbim çdo ditë nga një milion euro shkak i taksës diskriminuese që e ka vendosur Kosova ndaj mallrave të Serbisë. Ndërsa humbjet reale janë më të mëdha, sepse para vendosjes së këtyre barrierave ka pasur një trend të rritjes së plasmanit të mallrave nga Serbia në Kosovë. Ndërsa,  për humbjet afatgjata as të mos flasim, kurse ato janë të pashmangshme shkaku i humbjes së tregut”, tha Lajiq për “Tanjug”

Ai tha se në situatën aktuale, kur plasmani i mallrave nga Serbia në Kosovë faktikisht është pamundësuar, është rritur eksporti i vendeve të tjera në tregun e Kosovës, kështu që Greqia dhe Hungaria në janar të këtij viti kanë eksportuar dyfish më shumë mallra në Kosovë, sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, edhe Sllovenia ka shtuar eksportin në Kosovë për më shumë se 250%, kurse Maqedonia dhe Kroacia gjithashtu  kanë rritur ndjeshëm eksportin në tregun e Kosovës.

“Në qoftë se taksa nuk hiqet, jo vetëm që do të deplasohet marrëveshja e CEFTA-së, por edhe iniciativa e tjera rajonale do të vihen në pikëpyetje të madhe. Është iluzionistë të bisedohet për çfarëdo tjetër, në qoftë se në këtë mënyrë pengohet qarkullimi i lirë i mallrave në Ballkanin Perëndimor.

Qeveria e Kosovës ka vendosur taksën ndaj mallrave serbe si përgjigje ndaj fushatës kundër Kosovës që po e udhëheq shteti serb, me qëllim të pengimit të anëtarësimit të shtetit tonë në organizatat ndërkombëtare.

Ndërkohë, BE dhe SHBA kanë kërkuar pezullimin e taksës, por kryeministri Haradinaj është këmbëngulës se nuk do ta heq apo pezullojë taksën, derisa Serbia ta njoh Kosovën, ose të nënshkruajë marrëveshje se Serbia nuk do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. /Telegrafi/