LAJMI I FUNDIT:

Anketë për menaxhimin e mbeturinave në Maqedoni

Anketë për menaxhimin e mbeturinave në Maqedoni
Pencil and questionnaire on white isolated background. 3d

Sot, në Manastir do të realizohet anketë në rrugë, e organizuar nga Projekti “Përgatitja e dokumenteve të duhura për vendosjen e sistemit të integruar dhe financiarisht të vetë mjaftueshëm për menaxhim me mbeturinat në rajonet e Pellagonisë, Juglindor, të Vardarit dhe të Shkupit”, e financuar nga Bashkimi Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo anketë e rrugës është vazhdim i Anketës në rrugë që u mbajt në nëntor të vitit 2016. Qëllimi i anketës është matja e vetëdijes së shtuar të qytetarëve sa i përket menaxhimit me mbeturinat dhe informimi i tyre në lidhje me aktivitetet e projektit. Qytetarët do të kenë mundësi që përsëri të shfaqin mendimin dhe qëndrimet e tyre në lidhje me menaxhimin me mbeturinatnë rajonin e tyre./Telegrafi/