Pesë ditë deri tek heshtja parazgjedhore dhe për këtë janë aktivizuar anketat por edhe partitë politike në terren.

Së fundmi, OBRM-PDUKM-ja është e para, sipas Institutit Dimitrija Çuposki. Partia e Gruevskit ka 38.6% të mbështetjes, në pyetjen: Kë do votoni në zgjedhjet lokale të 15 tetorit.

LSDM-ja sipas kësaj ankete pritet të ketë 21.8%. Tek partitë shqiptare pritet të ngadhnjejë BDI-ja me 4.2% të votave, i ndjekur nga Lëvizja Besa me 3.9%. Aleanca për shqiptarët e Ziadin Selës do të ketë 2% ndërsa për partitë tjera do të votonin. 2.9%.

Në këtë pyetje, me ”nuk e di” janë përgjigjur 26.6%. Anketa është bërë në periudhën nga 4 deri 6 tetor me 850-1200 njerëz. /Telegrafi/