LAJMI I FUNDIT:

Ankandi i parë për parkun me energji solare, mbi 140 kompani të interesuara – ndër to edhe ato amerikane e gjermane

Ankandi i parë për parkun me energji solare, mbi 140 kompani të interesuara – ndër to edhe ato amerikane e gjermane

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, javë më parë kanë shpallur ankandin e parë për parkun me energji solare me kapacitet prej 100 MW.

Përmes Strategjisë së Energjisë 2022-2031, Kosova ka prioritetizuar zhvillimin e resurseve solare dhe të erës, ku ndër shumë prioritete që parasheh Strategjia e Energjisë është ideuar edhe ndërtimi i centralit solar FV prej 100 MW dhe ky ankand është një mundësi për të investuar në një të ardhme të ndritshme energjetike, shkruan Telegrafi.


Ankandi solar, Kurti thirrje investitorëve që të marrin pjesë
Lexo po ashtu Ankandi solar, Kurti thirrje investitorëve që të marrin pjesë

E lidhur me këtë ka shkruar sot ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, gjersa bëri të ditur se deri tani janë mbi 140 kompani që kanë shprehur interesim.

“Mbi 140 kompani janë tashmë të interesuara në ankandin tonë të parë 100 MW diellor…”, shkruan ajo.

Ministrja bën të ditur se kompanitë që kanë shprehur interesim janë nga Amerika, Britania e Madhe, Gjermania, Izraeli, Turqia, Greqia, Spanja, Emiratet e Bashkuara Arabe, Shqipëria, Kroacia, Danimarka, Holanda, Maqedonia e Veriut, Portugalia, Bosnja dhe Hercegovina, Zvicra, Franca, Austria, Sllovenia, Hungaria, etj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend

Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend

Fafa Resort
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Kalo në kategori