Kolana ANIMA e shtëpisë botuese “Dukagjini” është një përmbledhje e librave më të mirë botërorë të letërsisë klasike, në kuptimin gjenuin të fjalës. E pagëzuar sipas fjalës latine anima, e cila bart një kuptim ambig të shpirtit/frymës dhe të mendjes/racionales (animus), kjo kolanë është ftesë për të dy tipat e lexuesit, atë që preokupohet për përmbajtjen dhe për kënaqësinë estetike dhe atë që e sheh veprën jo vetëm si kënaqësi estetike, por edhe si thellim semiotik. Përfshirja e veprave dhe autorëve në këtë kolanë nuk ndjek një parim kronologjik, por është “një udhëtim nëpër pyjet narrative” të letërsisë së majave, duke sjellë në këtë mënyrë autorë prej vendeve e periudhave të ndryshme, me veprat e tyre më përfaqësuese të njohura botërisht.
ANIMA, deri më tash, numëron tetë libra të botuar, me autorë si: L. Tolstoj, J. Donoso, N. Leskov, M. de Unamuno, M. Bullgakov, H. James, M. Eliade, N. Kazanxaqis, përkthyer nga Agron Tufa, Bajram Karabolli, Orjela Stafasani, Bashkim Shehu, Maniela Sota dhe Romeo Çollaku.
Kolana ANIMA e shtëpisë botuese “Dukagjini” është një përmbledhje mirëfilli librash letrarë që synon ta mbajë letërsinë e mirë në qendër dhe jo në margjina. Prandaj, përveç përzedhjes së mirëmenduar të autorëve dhe veprave, rëndësi e veçantë i kushtohet edhe përzgjedhjes së përkthyesve.
Kjo kolanë, që vjen pas dy kolanave të mëhershme, me libra eseistikë, filozofikë, historikë dhe atyre nga letërsia shqipe etj., të shtëpisë botuese “Dukagjini”, shënon rikthimin e kësaj shtëpie botuese në botimin e librit artistik.
Libri i tetë në radhë i kolanës ANIMA, “Varfanjaku i Zotit” i Nikos Kazanxaqisit, përkthyer nga Romeo Çollaku, ka fituar çmimin e përkthimit në Panairin e 25-të të Librit “Tirana 2022”.
Kazanxaqisi, i njohur dhe i vlerësuar në gjithë botën, i çmuar dhe i adhuruar nga shumë shkrimtarë të tjerë, me letërsinë e tij, i riktheu Greqisë shkëlqimin e letërsisë antike.
“Varfanjaku i Zotit” është historia e Françeskut të Asizit, shenjtorit të pashoq, që ndryshoi rrrugën e të menduarit dhe të afruarit me zotin. Një rrëfim prekës, i thellë, i jashtëzakonshëm që, përmes shembullit të jetës së Françeskut, na fton të kthehemi kah shpirtërorja dhe kah humania. Një libër mbi përkohshmërinë e mishit dhe përjetësinë e shpirtit, por mbi të gjitha për përjetësinë e letërsisë.
Kolana ANIMA është një ftesë për vetëdijësim, që sadoqë ndryshojnë trendet letrare, ajo çka është klasike mbetet gjithnjë pjesë e një shtëpie botuese, e cila synon ruajtjen e një standardi të vlerave letrare dhe insiston në kultivimin e shijes së lexuesit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Fito iPhone 15 duke shikuar Prishtina Open 2024
Scardian Sigurime shpallet fituese e çmimit “Best Insurance Company in Kosovo 2023” nga FMI
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'