LAJMI I FUNDIT:

Anibar shpalos datat e edicionit të dhjetë

Anibar shpalos datat e edicionit të dhjetë

Në vitin 2019, Festivali Ndërkombëtar i Animacionit – Anibar, për herë të parë do të organizohet në muajin korrik me datat 15-21 korrik 2019 (në Pejë).

Anibar ka hapur thirrjen për filma të animuar në tetor dhe e njëjta vazhdon derë me 30 prill 2019.


Më 2019 do të jetë edicioni i dhjetë i festivalit.

Lista e plotë e kategorive të filmave është si më poshtë:
– Gara Ndërkombëtare
– Gara Ballkanike
– Gara e Studentëve
– Gara për filma të animuar të metrazhit të gjatë
– Gara për videoklipe të animuara muzikore
– Programi Kids and Teen

Të interesuarit mund të aplikojnë apo të informohen përmes platformës Film Freeway (rregullat e festivalit mund t’i lexoni: KËTU).