LAJMI I FUNDIT:

Anibar dhe IPKO Foundation sjellin për herë të pestë “BarCamp”-in në qytetin e bukur të Pejës

Anibar dhe IPKO Foundation sjellin për herë të pestë “BarCamp”-in në qytetin e bukur të Pejës

Anibar, përkrahur nga IPKO Foundation sjellë BarCamp në qytetin e bukur të Pejës për herën e pestë! Edicioni i pestë mbahet të shtunën më 17 dhjetor, në ora 17:00 në kinemanë “Jusuf Gervalla”.

BarCamp Peja #5 fton komunitetin në temën “Bjeshkataria”. Ky edicion i BarCamp fokusohet në përvoja të ndryshme të folësve rreth bjeshkatarisë, spelologjisë, alpinizëm, shpëtimtarisë, turizëm malor, si dhe shfrytëzim i resurseve malore për zhvillim të qëndrueshëm.


BarCamp Peja është një ngjarje joformale që në mes tjerash i jep shumë rëndësi debatit interaktiv ndërmjet folësit dhe pjesëmarrësve.

BarCamp-et kanë për qëllim t’i motivojnë pjesëmarrësit që të marrin pjesë në një epokë të re të lidershipit dhe të nisin ndryshime pozitive në shoqëri.

Me integrimin e biznesit, teknologjisë dhe arsimit në një vend, këto ngjarje joformale ofrojnë vendin ideal për ndarje të ideve, zgjerim dhe krijim të lidhjeve të reja shoqërore.

Për këtë edicion, BarCamp Peja sjellë tek ju tre folës që vijnë nga prapavija të ndryshme, me eksperienca të ndryshme jetësore dhe kanë shumë për të ndarë me ne!

Përcjellni ngjarjen përmes faqes së FB-së (BarCamp Peja) ose në Twitter me hashtag #BCPeja!
Barcamp Peja mbështetet nga IPKO Foundation.