LAJMI I FUNDIT:

Angry Birds së shpejti edhe në PlayStation

Angry Birds së shpejti edhe në PlayStation

Gjykuar sipas një njoftimi në blogun zyrtar të PlayStation, loja jashtëzakonisht e popullarizuar Angry Birds së shpejti do të gjendet edhe në konzolat e lojërave të Sony.

Angry Birds këtë javë vjen në ofertën e PlayStation Network, që do të thotë se loja do ofrohet për pronarët e konzolave PlayStation Portable e PlayStation 3.


Kjo lojë e popullarizuar paralajmërohet për konzolat e lojërave të Sonyt që një kohë, mirëpo në të deri më tani kanë mundur të kënaqen ekskluzivisht pronarët e pajisjeve iPhone, iPad apo atyre në Android.

Angry Birds në PlayStation do të përmbajë 63 nivele të lojës, mirëpo çmimi mbetet i panjohur. Në versionin për iPhone Angry Birds kushton 99 centë, për iPad 4.99 dollarë, derisa varianti për Android është tërësisht pa pagesë. /Telegrafi/