LAJMI I FUNDIT:

Anglezi ndërron emrin në ‘Fire Exit’ pretendon se është ‘personi më i famshëm’

Anglezi ndërron emrin në ‘Fire Exit’ pretendon se është ‘personi më i famshëm’

Një burrë anglez i cili e ndërroi ligjërisht emrin e tij në Fire Exit thotë se emri i tij i pazakontë e përcjell atë kudo që ai shkon, dhe pretendon “se askush nuk është më i famshëm se ai”.

Fire Exit i cili më parë ishte quajtur Deano Wilson, ka folur rreth asaj se si është të kesh “emrin me ndriçim” duke thënë: “Është qesharake ta mendosh se emri im ndriçohet diku çdo ditë, në gjithë globin”.


Inxhinieri 41 vjeçar i instalimeve audio-vizuale fillimisht kishte vendosur që ta ndërronte emrin vetëm për shaka, por që atëherë emri i tij i ka sjellë pak famë, duke e çuar atë në takime ku njerëzit i sjellin shenjat e tyre “fire exit” për t’u firmosur nga ai, raporton The Mirror, përcjell Telegrafi.

Dokumentet që dëshmojnë ligjshmërinë e ndryshimit të emrit në Fire Exit nga Deano Wilson

Sipas Fire Exit, e dashura e tij tani është lodhur nga pamjet e shenjave “fire exit” dhe ai thotë se: “në shtëpinë tonë tani më shumë ka shenja ‘fire exit’ se sa që ka qese plastike”.

Fire Exit, i cili jeton në Hampshire, deklaron: “Askush nuk është më i famshëm se unë. Unë jam njeriu i vetëm emri i të cilit ende ndriçon edhe pas ndërprerjes së rrymës”.

“Kam pasur edhe takime në të cilat unë shfaqem dhe firmos shenjat ‘fire exit’ të personave që gjenden aty. Ata thonë se shenja ‘fire exit’ me firmën time dhe me shkrimin ‘Miratuar nga Fire Exit’ do të duket si një skarë George Foreman”.

Fire Exit thotë se gjatë orarit të punës, shokëve të tij u pëlqen që t’u tregojnë të tjerëve se kush është ai, dhe ai pretendon se nuk mund të shkojë askund ku njerëzit e tjerë nuk mund ta drejtojnë gishtin mbi dyer. /Telegrafi/