“Është e nevojshme të merren masa me kohë në prag të dimrit për të zbutur pasojat e krizës energjetike te qytetarët dhe kompanitë”, apelon drejtori ekzekutiv dhe kryetari i Bordit të Drejtorëve të “Brako”, Koço Angjushev në një intervistë televizive.
Sipas Angjushev, i cili është edhe kryetar i Shoqatës së Energjisë së Maqedonisë, duhet të ndërmerren hapa sa më shpejt që të rritet prodhimi vendor dhe të sigurohet qarkullim i besueshëm i energjisë elektrike të importuar gjatë muajve më kritikë të dimrit.
“Një segment është në drejtim të rritjes së prodhimit vendas dhe në atë drejtim propozojmë marrjen e një grupi më të madh masash. Segmenti i dytë është në fushën e politikës ndërkombëtare sepse energjia nuk i kupton kufijtë dhe rreziku potencial është nëse vendet fillojnë të mbrohen nga mbyllja e kapaciteteve ndërkufitare gjatë muajve të dimrit në periudha të caktuara krize, siç ka ndodhur p.sh. në vitin 2012. Dhe në një rast të tillë, nuk bëhet fjalë për çmimin, por për faktin se nuk do të mund ta sillni energjinë dhe do të duhet të mbështeteni në prodhimin vendas, i cili fatkeqësisht nuk i plotëson nevojat në Maqedoni, veçanërisht jo në muajt e dimrit. Mendoj se vendi ynë duhet të bisedojë me të gjithë fqinjët që tani që të mos ndodhë një skenar i tillë, sepse ne jemi vend i varur nga importi”, thotë Angjushev.
Ai thekson se është e nevojshme të mendohet sesi objektet industriale mund të sigurojnë më lehtë dhe thjesht pavarësinë energjetike duke instaluar burime energjetike, për shembull fotovoltaikë apo zgjidhje të tjera alternative, përmes të cilave do të plotësojnë nevojat e tyre për energji elektrike.
Për të reduktuar varësinë nga importi i energjisë elektrike, sipas Angjushev, duhet të importohet në kohë thëngjilli për termocentralet, por duhet gjetur edhe një modalitet siç është termocentrali TE-TO me gaz, i cili gjatë muajve të dimrit i jep Shkupit energji termike, për të siguruar energji elektrike, për të cilën ka edhe kapacitet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAlarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit