LAJMI I FUNDIT:

Angjushev: Të gjithë zgjedhjet ndikojnë negativisht ndaj ekonomisë

Angjushev: Të gjithë zgjedhjet ndikojnë negativisht ndaj ekonomisë

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev në intervistë për AIM, tha se këtë vit pritet rritje ekonomike prej 3.2%, ndërtim intensiv i infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, ndërtimi i gazsjellësit si dhe lehtësimi i barrierave doganore dhe administrative.

Aktivitetet përgatitore të bëra gjatë vitit 2018, sipas tij, tashmë japin rezultate në pjesë e biznesit privat. Përqendrimi i Qeverisë, thotë Angjushev, do të vazhdojë në krijimin e klimës ekonomike dhe lehtësimin e biznesit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Për kërkesën e zgjedhjeve të parakohshme kuvendare, Angjushev thotë se të gjitha zgjedhjet negativisht ndikojnë ndaj ekonomisë, për shkak se i gjithë shteti përqendrohet në to.

“Ka dy momente kur zgjedhjet ndikojnë në ekonomi. Momenti i parë është që administrata në një farë mënyre e ngadalëson dhe ndalon së punuari, për shkak se një pjesë i njerëzve që i udhëheqin institucionet përkushtohen në zgjedhje, por edhe një pjesë e mirë është për shkak se sipas ligjeve të Maqedonisë shumë aktivitete s’mund të bëhen. Nuk mund të ketë marrëveshje të reja, koncesione, nuk mund të jepet vend dhe gjithë kjo bën të ngadalësoj punën. Ky është aspekti real i ndikimit negativ në të zgjedhjeve në ekonomi, megjithatë ka edhe aspektin psikologjik. Para zgjedhjeve secili investues nuk din se çfarë do të ndodh pas zgjedhjeve dhe secili thotë ‘kur ka zgjedhje dhe kur e di se nuk ka situatë stabile në periudhën e ardhshme, të presim të shohim çfarë do të ndodhë dhe pastaj do t’i sjell vendimet për investime”, tha Angjushev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori