Angjushev: Në periudhën e ardhshme, qeveria e re do ta shqyrtojë idenë për liberalizimin e transportit hekurudhor
Qeveria periudhën e ardhshme do të angazhohet për sigurim të vëllimit gjithnjë e më të madh të punës të Hekurudhave të Maqedonisë, ndërsa e shqyrton edhe idenë për liberalizimin e transportit hekurudhor, deklaroi sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev duke e prezantuar marrëveshjen e arritur me personelin e makinerisë për ndërprerjen e bllokimi të qarkullimit hekurudhor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas marrëveshjes, siç informon ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, me sindikatën e personelit mekanik, koeficienti i ndërlikueshmërisë në vendin e punës arrin 2.85, ndërsa lartësia e shtesave të pagës për punë jashtë orarit të punës, punë nate, punë për fundjavë do të paguhet sërish, si dhe vlera prej para hyrjes në fuqi të masave anti krizë. Kërkesat për shkak të së cilave makinistët në dy ditët e fundit e bllokuan komunikacionin transportues dhe mallrave sipas Angjushev kanë qenë legjitime.
“I kuptuam problemet e tyre, kishim biseda të thella me të dhe i kuptuam pa më gjerë problemet me të cilat ballafaqohen në punë. Mendoj se arritëm marrëveshje solide, jo vetëm tani por edhe në të ardhshme të kemi bisedë të hapura me të gjitha sindikatat përfshirë edhe me Sindikatën e makinistëve, t’i zgjidhim dhe kuptojmë problemet të cilat i kanë”, deklaroi Angjushev. Do të vijojë paralajmëroi, diskutim më i gjerë për zgjidhjen e të gjitha problemeve pa marrë parasysh se në cilën pjesë të sektorit të punës bëhet fjalë. Do të tentojmë të zgjidhen në mënyrë adekuate dhe në suaza të mundësive të shtetit, njofton AIM.
Angjushev theksoi se krahas marrëveshjes për rritjen e shtesave për paga dhe për koeficientin e pajtueshmërisë në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë bisedat për kërkesat për kushtet për punë, HTZ pajisje dhe specifika e vendit të punës. Zëvendëskryeministri Angjushev theksoi se nuk ka shkop magjik me të cilin mundet gjatë natës të bëhen ndërmarrje rentabile të cilat do të punojnë me humbje, por situatat e tilla në periudhën e ardhshme do të jenë lëndë e analizës. Për disa tashmë kemi njohuri dhe se çfarë duhet të bëhet, përfshirë edhe Hekurudhën. Mund të garantoj , theksoi se do të kemi qasje jashtëzakonisht pozitive ndaj të gjitha ndërmarrjeve në pronë shtetërore dhe do të tentojmë prej tyre të bëjmë firma profitabile. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë