LAJMI I FUNDIT:

Angelovska-Bezhoska: Kriza me coronavirusin dëshmoi se sektori bankar është rezistent ndaj goditjeve

Angelovska-Bezhoska: Kriza me coronavirusin dëshmoi se sektori bankar është rezistent ndaj goditjeve

Kërcënimet e reja të shkaktuara nga kriza e koronës kanë dëshmuar se sektori bankar në rajon dhe në vendin tonë është rezistent ndaj goditjeve dhe ka kapacitet për t’iu përgjigjur sfidave që mund të lindin nga konflikti ruso-ukrainas. Për të mbrojtur ekonomitë dhe sistemet financiare, është e rëndësishme që politika monetare të kthehet gradualisht në normalitet.

Këtë e tha guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska në takimin e dhjetëvjetorit të guvernatorëve dhe bankierëve e cila po mbahet në Rovinj të Kroacisë.


Duke folur për sektorin bankar në vendin tonë, guvernatorja Angelovska-Bezhoska theksoi se bankat e kanë ruajtur ciklin e kreditimit në kushtet komplekse të pandemisë, ndërsa kreditimi është forcuar edhe më shumë që nga fillimi i vitit.

“Kreditimi është rritur me 10 për qind në muajin mars, ku rritja e kredisë për sektorin e korporatave ka tejkaluar rritjen e individëve. Kreditë jofunksionale edhe mëtej janë në nivelin më të ulët prej 3,1 për qind në muajin mars, që është ndër më të ulëtat në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë, dhe gjithashtu më i mirë se nivelet e parë para pandemisë. Bankat kanë kapital të mjaftueshëm, i cili është një avantazh i rëndësishëm në përballimin e rreziqeve. Ekspozimi financiar i vendit tonë ndaj Rusisë dhe Ukrainës është mjaft i ulët dhe nuk kemi prezencë të bankave ruse dhe ukrainase. Stres testet e rregullta tregojnë gjithashtu se sistemi bankar në tërësi është rezistent ndaj goditjeve të mundshme, tha Angelovska-Bezhoska.

Ajo shtoi se sfidat me të cilat përballet sektori bankar në vendin tonë erdhën kryesisht nga spekulimet për stabilitetin e kursit të këmbimit, të cilat ishin mjaft të theksuara që nga fillimi i krizës ruso-ukrainase. Megjithatë, falë niveleve tradicionalisht të larta të likuiditetit të bankave vendase, si dhe reagimit vendimtar të Bankës Kombëtare, situata po stabilizohet me shpejtësi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori