LAJMI I FUNDIT:

Angelovska: 402 milionë euro kthim të TVSH-së për kompanitë

Angelovska: 402 milionë euro kthim të TVSH-së për kompanitë

Vitin e kaluar kompanitë morën kthim të TVSH-së prej 402 milion euro ose 7.5 përqind më shumë sesa në vitin 2018, dhe 44 përqind më shumë sesa në vitin 2016, tha Ministrja e Financave Nina Angelovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo tha se dinamika e mirë e kthimit të TVSH-së vazhdon edhe këtë vit, e cila është e një rëndësie të madhe për likuiditetin e ndërmarrjeve, punën dhe investimet e tyre, tha Nina Angelovska sot në një konferencë për shtyp në Qeveri.


“Në 16 ditët e para të janarit, kthimi i TVSH-së për kompanitë arriti në 926 milion denarë ose 15 milion euro. Kjo vazhdon dinamikën e mirë të vitit të kaluar në të cilën kompanitë në bazë të TVSH-së u janë kthyer 401.9 milion euro. Kjo është 7.46 përqind më shumë se në vitin 2018, 28.18 përqind më shumë se 2017, 44.19 përqind më shumë se 2016, dhe 42.46 përqind më shumë se viti 2015. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për kompanitë, sepse kjo është mënyra për të ruajtur likuiditetin e nevojshëm për punën në vazhdim, si dhe planifikimin e veprimtarisë investuese”, tha Angelovska.

Ajo theksoi se kthimi i TVSH-së për qytetarët nga masa “TVSH-ja Ime” do të bëhet muajin tjetër, për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit 2019, për të cilat shuma e kthimit arrin rreth 3.8 milion euro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori