Aktorja e njohur, Angelina Jolie, ka qenë duke shpenzuar kohë me ish-bashkëshortin Jonny Lee Miller.

Kjo ka ardhur si rrjedhojë e disa fotografive nga paparacit, teksa aktorja shihej duke dalë nga apartamenti i tij, shkruan Daily Mail.


Në mesin e shumë spekulimeve, tashmë Angelina ka vendosur që t’ia prezantojë djalin e saj ish-partnerit.

0 134 Foto: Daily Mail

46-vjeçarja ndërkohë është fotografuar sërish duke dalë nga vendi ku qëndron Jonny, por kësaj radhe me djalin e saj.

Palët ishin shfaqur me një veshje të thjeshtë, derisa bukuroshja brune zgjodhi të paraqitet pa makijazh.

1 54 Foto: Daily Mail

Gjatë javës që lamë pas, Angelina ka qenë duke festuar ditëlindjen së bashku me Miller. /Telegrafi/

2 35 Foto: Daily Mail