Angelina Jolie po rikthehet në një projekt filmik, por jo si aktore.

Aktorja amerikane do ta huazojë zërin për filmin e animuar “The One and Only Ivan”.


Në fakt, projekti artistik bazohet në një libër që ka fituar medaljen “NewBery”.

j 2

Kompania “Disney” do të realizojë një film të vërtetë ndërsa regjisore do të jetë Allison Shearmur.

Libri tregon për një gorillë, e cila jeton së bashku me një elefant të quajtur Stella dhe një qen të humbur Bob.

w 1

Gorilla ka humbur kujtesën dhe gjatë qëndrimit me shokët fillon të kujtohet për jetën e mëparshme.

Ndryshe, aktoren 42-vjeçare do ta shohim edhe në filma të tjerë, të cilët do të shfaqen në ekranet e mëdha televizive. /Telegrafi/