LAJMI I FUNDIT:

Angela Merkel ka humbur, po ashtu Horst Seehofer, e sidomos Martin Schulz!

Angela Merkel ka humbur, po ashtu Horst Seehofer, e sidomos Martin Schulz!

Një temë e njohur për sipërmarrjet familjare të nivelit të mesëm: kreu i firmës, që me kohë i ka lënë të 70-at, nuk do të ikë nga posti. Edhe në shoqatat gjermane tradicionale të korit të burrave gjen 80-vjeçarë që megjithë zërin e holluar nga vitet, nuk duan që nuk duan të largohen. Në politikë shpesh mosha nuk është kriter, por më shumë kohëzgjatje në një post. Sepse, një pozicion publik është i përcaktuar në kohë. Situata bëhet problematike, kur suksesi mungon, dhe personi në detyrë nuk largohet. Horst Seehofer, kreu i partisë kristiansociale, CSU, është një rast i tillë.

Se si ndjehet një dështim tronditës në zgjedhje, kreu i CSU-së e provoi dyfish më 24 shtator. Bashkë me partinë simotër, CDU, ata arritën të merrnin vetëm 33 për qind të votave, rezultatin më të keq kjo parti e kishte pasur vetëm në vitin 1949. Një pjesë e madhe e këtij dështimi i faturohej CSU-së që në Bavari arriti të merrte vetëm 38 për qind. Sepse, Bavaria është CSU e CSU-ja Bavari – të paktën këtë ndjesi kanë anëtarët e kësaj partie.


Kreu i partisë dhe i landit, Horst Seehofer, është aktualisht babai i këtij dështimi. Me moshën 68-vjeçare ai nuk është më aq i ri, një dorëheqjeje bile i ka kaluar afati. Madje, me Markus Söderin, politikanin tjetër konservator, zëvendësi është gati. Por, Horst Seehofer nuk heq dorë. Sepse në vjeshtën e vitit të ardhshëm në Bavari zhvillohen zgjedhjet e landit dhe Seehofer kërkon ta përcaktojë vetë kohën kur do të largohet. Por, kur? Pika e vetme e avantazhit të tij tani është situata ende e pasqaruar në Berlin me qeverinë. Këtu ai ka ende autoritet dhe mund të thotë një fjalë për koalicionet e mundshme apo zgjedhjet e reja. Rreziku më i madh atij i vjen nga degët e CSU-së. Nëse konkurrenti i tij, Markus Söder, mbledh një numër të mjaftueshëm të kundërshtarëve të Seehoferit, ka rrezik që baza e partisë të bëjë një puç kundër kreut. Sepse, asgjë nuk është aq e shenjtë për momentin për CSU-së bavareze sesa zgjedhjet e vitit 2018, ku ajo kërkon sërish të kapë mazhorancën absolute.

Ndryshe është situata për kancelaren dhe kryetaren e partisë, CDU, Angela Merkel. Në selinë e Konrad Adenauerit nuk ka as shenjën më të vogël për një revolucion kundër Merkelit. Megjithë vjeshtën e vonë politike të kancelares së vazhdueshme, partia CDU shtrëngon radhët pas saj, edhe pse jo me shumë entuziazëm. Por, edhe ky qëndrim ka arsyet e veta: Së pari nuk ka asnjë pasues “të natyrshëm” të kancelares. Ursula von der Leyen, ministrja e Mbrojtjes nuk është shumë e preferuar në parti. Ministri i Brendshëm, Thomas de Maizière, nuk ka shumë pushtet. Autoritet dhe prestigj ka vetëm Wolfgang Schäuble. Por, ai i përket “gjeneratës së pardjeshme”. Që ai di ta bëjë këtë detyrë, kjo nuk vihet në diskutim. Por, Schäuble është 75 vjeç dhe për shkak të paralizës nuk është një gjendjen më të mirë shëndetësore.

Një biletë të mundshme për të ardhmen kanë Annegret Kramp-Karrenbauer, Julia Klöckner dhe Jens Spahn. Ky i fundit bën të pamundur për t’u pozicionuar për epokën post-Merkel. 37-vjeçari homoseksual kërkon ta bëjë CDU-në sërish konservatore. Të rinjtë e Unionit ai i ka pas vetes, por edhe miq në parti për një politikë liberale ekonomike. Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Financave është një rrjetndërtues i mirë me prezencë të vazhdueshme mediatike.

Julia Klöckner qëndron me besnikëri pas Merkelit. Kryetarja e partisë e ka mbështetur karrierën e saj. Politikanja e Renani-Pfalcit deri në zgjedhjet e fundit të landit shihej si e preferuar për postin më të lartë të partisë, por ajo i humbi zgjedhjet në land. Kështu, Klöcknerit i mungon kryevepra politike deri më tani.

Pikërisht kësaj ia arriti Annegret Kramp-Karrenbauer nga landi Saar. Kryeministrja e landit qeveris nga viti 2011, dhe ajo tregoi se si edhe kur qeveris mund t‘i rishtosh votat për një qeverisje të re. Nga ana politike sociale, katolikja besimtare është më majtas, por nga ana e aspektit politiko-shoqëror ajo qëndron djathtas. Ndryshe nga Spahn ajo nuk bie shumë në sy në media. Por kjo nuk mund ta dëmtojë shumë kur të vijë dita që të sistemohet trashëgimia e Merkelit.

Në kohë të tilla, Merkel, aktualisht jo më shtylla e shenjtë e partisë, mund të përqëndrohet plotësisht në krijimin e qeverisë. Sa më e vështirë të bëhet situata, aq më shumë nevojitet kancelarja.

Figura më e trishtueshme mes tre humbësve në zgjedhje është aktualisht, Martin Schulz. Me të partia socialdemokrate preku edhe kufirin tabu të 20 për qind të votave. Tërheqja kategorike në “opozitën e fortë”, ku unioni me Merkelin sipas kryetares së grupit parlamentar, Andrea Nahles “do të marrë një grusht hundëve” ishte më shumë shprehje e një lëndimi të thellë për humbjen e votuesve se sa një strategji për një rigjenerim politik.

Ai që drejtonte grupin e kundërshtarëve të prerë për një koalicion të ri me bazë të gjerë ishte Martin Schulz. Me dështimin e koalicionit mes konservatorëve, liberalëve dhe të gjelbërve, socialdemokratët kërcënohen nga ndëshkimi tjetër – zgjedhjet e reja. Askush nuk sheh ndonjë arsye se pse SPD-ja në një raund të ri zgjedhjesh do të fitonte më shumë pikë. Bastet vihen për rënie madje nën 20 për qind dhe humbjen e titullit jozyrtar, parti popullore. Pikërisht kjo i vë pikëpyetje mbijetesës politike të Martin Schulzit. Për momentin askush nuk do që ai të largohet, por ata që në shtator fituan një mandat deputeti kanë frikë, se mund ta humbasin atë pas zgjedhjeve të reja. Prandaj SPD-ja po lëviz drejt asaj që nuk e donte – të rigjenerojë koalicionin e madh me ndihmën e Merkelit. Se me cilin kryetar partie bëhet kjo martesë politike pastaj, kjo nuk ka aspak rëndësi. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori