LAJMI I FUNDIT:

Angela Martini në një rrëfim të gjatë mbi arrestimin e bashkëshortit: Kam heshtur për tre vjet por pas një abuzimi tjetër, mjaft më

Angela Martini në një rrëfim të gjatë mbi arrestimin e bashkëshortit: Kam heshtur për tre vjet por pas një abuzimi tjetër, mjaft më

Rreth një muaj më parë përfundoi nën pranga bashkëshorti i modeles shqiptare, Angela Martini, miliarderi rumun, Dragos Savulescu.

Mediat raportuan që i njëjti u arrestua në Greqi, pas disa publikimeve që bëri në rrjete sociale modelja nga Shkodra.


Mes shumë aludimeve e lajmeve që rrodhën për të, Angela së fundmi ka thyer heshtjen duke treguar se si qëndron e vërteta në lidhje me këtë.

Angela Martini (Foto: Instagram)

Ajo sqaron se asgjë nga këto që qarkulluan në internet nuk ishin të vërteta dhe se çdo gjë u bë në mënyrë ligjore.

Arrestohet në Greqi bashkëshorti i Angela Martini, pasi modelja zbuloi përmes rrjeteve sociale se ku ndodheshin çifti
Lexo po ashtu Arrestohet në Greqi bashkëshorti i Angela Martini, pasi modelja zbuloi përmes rrjeteve sociale se ku ndodheshin çifti

“Është koha të të tregoj të vërtetën pasi ngjarja është bërë shumë e madhe dhe njerëzit duhet të dinë vetëm të vërtetën. E para, Dragos është bashkëshorti im dhe unë jam gruaja e tij, jo e dashura. E dyta, më Mykonos ne nuk ishim në arrati. Ne nuk ishim duke u fshehur nga asgjë e as nga askush. Kjo ishte arsyeja që ne erdhëm në Greqi legalisht me aeroplan, për punë dhe për pushim, bashkë me një grup të miqve. Përpara Greqisë, ne ishim dy javë në Kanë në Festivalin e Filmit në Kanë dhe unë postova në Instagram dhe e etiketova vendin se ku ishim. Ju mund ta shikoni në Instagram. Përpara se në Kanë ne ishim për punë në Zvicër dhe postuam po ashtu nga aty, duke cekur lokacionin”, ka shkruar ajo.

Angela Martini (Foto: Instagram)

“Kështu, si përfundim. Nuk është fshehur asgjë dhe nuk ishte një postim që u publikua gabimisht në Mykonos pasi ne nuk ishim në arrati dhe as nuk jemi. Situata që sapo kaluam ka vetëm një shpjegim; Në mënyrë të paligjshme, autoritetet rumune, edhe pse u njoftuan zyrtarisht nga qershori nga autoritetet italiane se dënimi i burrit tim është aktualisht në ekzekutim në Itali, ata nuk e morën parasysh një situatë të tillë ligjore dhe, pavarësisht nga Garancia Evropiane e lëshuar në shkurt 2019, e cila e ka ekzekutuar në Itali në vitin 2020. Kjo do të thotë që Rumania nuk dëshiron të njohë dënimin e drejtësisë italiane. Me fjalë të tjera, një vend ish-komunist plot abuzime në drejtësinë e tyre dhe me një drejtësi kaq deficitare ka guximin të mos njohë një dënim ligjor nga Italia vetëm sepse nuk i pëlqen dhe është kundër interesit të tyre abuziv”, vazhdoi më tej modelja.

Angela Martini (Foto: Instagram)

“Si përfundim, kjo është arsyeja e vetme që e kaluam një situatë të tillë – një abuzim i shtetit rumun, jo një gabim i disa idiotëve që janë në arrati dhe postojnë në Instagram”.

Në një tjetër video të ndarë në Instagram, Martini shtoi: “Fuqia jonë si çift është se ne e dimë që DASHURIA është superfuqia më e madhe. Kjo na bën gati të përballemi me këtë abuzim dhe ta luftojmë atë! Kjo është e vërteta dhe unë kam heshtur për tre vjet për të, por pas një abuzimi tjetër kaq të madh që sapo ndodhi. Mjaft është mjaft. Unë mendoj se të gjithë kanë të drejtë të thonë të vërtetën dhe duhet të luftojnë për drejtësinë e vërtetë! Gjithashtu, ne jemi shumë të lumtur që jemi në shtëpi”. /Telegrafi/

Angela Martini (Foto: Instagram)

Angela Martini (Foto: Instagram)

Angela Martini (Foto: Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori