Angazhim i fuqishëm për përforcim të marrëdhënieve ndërmjet nënshkruesve të Kartës së Adriatikut
![Angazhim i fuqishëm për përforcim të marrëdhënieve ndërmjet nënshkruesve të Kartës së Adriatikut](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/11/karta-e-adriatikut-780x439.jpg)
Sot në Shkup u mbajt Konferenca e 21-të e shefave të Shtatmadhorive të ushtrive të vendeve anëtare të SHBA-Kartës së Adriatikut (A-5), Maqedonisë, Shqipërisë, Kroacisë, Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Malit të Zi.
Konferenca u hap nga shefi i Shtatmadhorisë së Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM), gjeneral-lejtnant Metodija Veliçkovski, ndërsa në të u diskutua rreth zgjerimit të bashkëpunimit mes shteteve anëtare për integrimin e plotë në NATO dhe kontribut në sigurinë e Aleancës.
Ai falënderoi shefat e shtatmadhorive që ndihmuan Maqedoninë të jetë bashkëkryesuese në 25 vjetorin e formimit të ARM-së, duke vënë në dukje se Maqedonia së bashku me të gjithë partnerët dhe miqtë është e gatshme për të ndarë përvojat dhe perspektivat, si dhe për të zgjeruar bashkëpunimin për integrim të plotë në NATO.
Para pjesëmarrësve gjatë konferencës u adresua edhe Presidenti i Maqedonisë dhe Komandanti Suprem i forcave të armatosura, Gjorge Ivanov, i cili, mes tjerash, theksoi se dera e hapur për të hyrë në Aleancë është ftesë metaforike, por, megjithatë, siç tha ai, Maqedonia dhe NATO-ja ndajnë vlerat, interesat dhe prioritetet e njëjta.
Ivanov tha se për shkak të radikalizimit të luftëtarëve të huaj, Evropa gjithnjë e më shumë përballet me sulme të kryera nga migrantë të gjeneratës së dytë ose të tretë të ardhur në vendet evropiane, duke shtuar se për t’iu përgjigjur këtij kërcënimi, është e nevojshme që vendet e Kartës së Adriatikut të integrohen plotësisht në arkitekturën e sistemit të sigurisë të NATO-s dhe Bashkimit Evropian me qasje të papenguar në të gjitha bazat e të dhënave.
Presidenti Ivanov theksoi se rrugën që në vitin 2015 e hapën refugjatët dhe emigrantët, filluan ta përdorin edhe luftëtarët e huaj terrorist. Ai shtoi se shumica prej tyre të cilët në Lindjen e Mesme shkuan si radikalistë dhe ekstremistë, në Evropë kthehen si terroristë.
“Vlerësohet se të paktën 5.600 luftëtarë të huaj nga Evropa kanë shkuar në fushëbeteja në Siri dhe Irak, që është 15 për qind e numrit të përgjithshëm të luftëtarëve të DEASH-it. Ka 300 nga Austria, 300 nga Belgjika, 135 nga Danimarka, rreth 950 nga Gjermania, rreth 100 nga Norvegjia dhe rreth 300 nga Suedia. Afërsisht një e treta e tyre janë kthyer tashmë në vendet e tyre amë në Evropë. Vetëm nga Ballkani kanë shkuar rreth 960 njerëz. Sipas të dhënave të fundit, nga Maqedonia ka 154, nga të cilat 33 janë vrarë dhe 80 janë kthyer. Në Siri kanë mbetur 41, prej të cilëve 33 janë në DEASH dhe tetë në Al Nusra. Nga Bosnjë dhe Hercegovina kanë shkuar 237 persona. Më së shumti luftëtarë të huaj ka nga Kosova, 317, prej të cilëve 130 janë kthyer. Nga Shqipëria ka 150, nga Mali i Zi 13 dhe nga Serbia rreth 50″, tha Ivanov.
Sipas zëvendëskomandantit të komandës së Ushtrisë së SHBA-ve për Evropë, gjeneral-lejtnant Timothy Ray, Komanda Evropiane e SHBA-ve mbetet e angazhuar për Evropën dhe pret vazhdimin marrëdhënieve të forta në mes të të gjithë partnerëve aleatë evropianë të pranishëm në këtë konferencë.
“Unë jam i bindur se ne do të vazhdojmë t’i ndërtojmë marrëdhëniet tona të forta me udhëheqësit e Kartës së Adriatikut (A5), duke u përpjekur për ta forcuar dhe rritur sigurinë në Evropën Juglindore, për të vazhduar integrimin në NATO dhe për të kontribuuar në sigurinë kolektive të Evropës. Komanda Evropiane e SHBA-ve do të vazhdojë të përpiqet për rrugën euroatlantike të rajonit, duke përfshirë edhe anëtarësimin e ardhshëm në NATO të Maqedonisë dhe Bosnjë dhe Hercegovinës”, tha Ray.
Traktati themelues i Kartës së Adriatikut u nënshkrua zyrtarisht në vitin 2003, më të cilën, krahas SHBA-ve si përkujdesës, Maqedonia, Shqipëria dhe Kroacia u zotuan që përmes një kornize institucionale ta zhvillojnë bashkëpunimin rajonal në fushën e mbrojtjes.
Në vitin 2008, Bosnjë dhe Hercegovina dhe Mali i Zi iu bashkangjitën kësaj iniciative, ndërsa Serbia, Kosova dhe Sllovenia kanë statusin e vendeve vëzhguese. Takimet në nivelin e shefave të shtatmadhorive mbahet një herë në vit, ndërsa shqyrtohen çështjet në fushën e trajnimit ushtarak, bashkëpunimi ushtarak-teknik, operacionet për mbështetjen e paqes dhe tema të tjera në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Marlind-Laci-Ekspert-i-marredhenieve-nderkombetare-780x439.jpg)
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen
![Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-780x439.jpg)
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje
![Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2024-11-13T161832Z_511547018_RC2G4BAXVCLF_RTRMADP_3_USA-TRUMP-BIDEN-1200x800-1-780x439.jpg)
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/deti-adriatik-780x439.jpg)
Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar
![Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1737226840_vjosaosmani-780x439.jpg)
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë