LAJMI I FUNDIT:

Anevski ka kërkuar nga Janeva pjesë të lëndës “Puç”

Anevski ka kërkuar nga Janeva pjesë të lëndës “Puç”

Kryetari i Këshillit të Prokurorëve të Maqedonisë, Petar Janevski sot ka pritur Katica Janevën e Prokurorisë Speciale Publike për të folur për lëndën “Puç” për të kërkuar sqarime rreth tërheqjes së PSP-së nga kjo lëndë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Neve na duhen pjesë të lëndës “Puç” për të vërtetuar se pse janë tërhequr nga kjo lëndë. Javën e ardhshme do të kërkojmë me pesë prokurorët e PSP-së dhe do të detektojmë ku janë problemet reale.” ka thënë sot pas takimit Anevski.


Janeva dhe Anevski janë marrë vesh që dinamikën e takimeve ta vazhdojnë javën e kaluar për të sqaruar situatën.

Janeva nuk ka dashur të bisedoj me gazetarë duke thënë se do të njoftojnë zyrtarisht brenda ditës./Telegrafi/