LAJMI I FUNDIT:

Anëtari i kabinetit të luftës izraelite kërcënon me dorëheqje nëse Netanyahu nuk ia miraton planin e ri për Gazën

Anëtari i kabinetit të luftës izraelite kërcënon me dorëheqje nëse Netanyahu nuk ia miraton planin e ri për Gazën

Një anëtar i kabinetit të luftës së Izraelit ka kërcënuar se do të jap dorëheqje nga qeveria nëse ajo nuk miraton një plan të ri për luftën në Gazë.

Lëvizja e Benny Gantz thuhet se shfaq një ndarje brenda udhëheqjes së Izraelit më shumë se shtatë muaj pas luftës.

Bëhet e ditur se, Gantz, rival politik për një kohë të gjatë i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përcaktuar tani një plan prej gjashtë pikash që përfshin kthimin e pengjeve, shkatërrimin e Hamasit dhe krijimin e një administrate ndërkombëtare të çështjeve civile.


Gjithashtu, plani i tij mbështet edhe përpjekjet për të normalizuar marrëdhëniet me Arabinë Saudite, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

IDF njofton se ka vrarë komandantin e Xhihadit Islamik në lindje të Rafahut
Lexo po ashtu IDF njofton se ka vrarë komandantin e Xhihadit Islamik në lindje të Rafahut

Gantz ka paralajmëruar se nëse plani nuk miratohet deri më 8 qershor, ai do të largohet nga qeveria.

Siç raportohet, largimi i tij do ta linte Netanyahun nën kontrollin e aleatëve të së djathtës ekstreme, të cilët kanë marrë një qëndrim të ashpër në negociatat për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve, dhe të cilët besojnë se Izraeli duhet ta pushtojë Gazën dhe atje të ndërtojë vendbanime hebraike.

“Nëse zgjidhni rrugën e fanatikëve dhe e çoni kombin në humnerë, ne do të largohemi nga qeveria”, tha Gantz.

Ndryshe, politikani iu bashkua koalicionit të Netanyahut dhe kabinetit të luftës në ditët e para të serverit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Botë
Musk refuzon nominimin për Çmimin Nobel për Paqe: Nuk më duhet asnjë çmim

Musk refuzon nominimin për Çmimin Nobel për Paqe: Nuk më duhet asnjë çmim

Botë
Kalo në kategori