LAJMI I FUNDIT:

Anëtarë dhe simpatizantë të OBRM-PDUKM-së bojkotojnë partinë

Anëtarë dhe simpatizantë të OBRM-PDUKM-së bojkotojnë partinë

Pesë ditë nga fushata parazgjedhore në Maqedoni kanë filluar edhe paknaqësitë e para. Forumi i patriotëve mendjehapur, shprehin paknaqësinë e tyre dhe ju bëjnë thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve të OBRM-PDUKM-së të vazhdojnë me bojkot të udhëheqësisë aktuale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas këtij forumi bojkot është real dhe më shumë po ndodh në Ohër, Strugë, Negotinë, Kavadar, Aerodrom, Karposh, Gjevgjeli dhe çdo kund ku paraqiten funksionar nga udhëheqësia aktuale.


“Mund të keqpërdorin administratën ose të keqpërdorin romët dhe simpatizantin e “flaktë” Amdi Bajramin, por kjo nuk e fsheh faktin se një numër i madh i simpatizantëve nuk janë më me OBRM-PDUKM-në. Nëse nuk e kanë të qartë pse i bojkotojmë, le të kujtojnë të kaluarën dhe sa herë na kanë mashtruar”, thonë nga Forumi./Telegrafi/