Ylli botëror i tenisit, Andy Murray, së fundmi ka bërë të ditur se ai dhe gruaja e tij, Kim, janë në pritje të fëmijës së tretë.

Kampioni i dyfishtë i Wimbledon tha se gruaja e tij mund të lindë javën e ardhshme.


Ai dhe partnerja e tij, Kim Searrs kanë dy vajza, Sophia, tre vjeçe dhe Edie, e cila do t’i mbush dy vjet muajin e ardhshëm.

98662697 508f5c25 6ef3 4e17 8b13 2af5c5ffe371 Andy Murray dhe Kim Searrs (Foto: Getty Images/Guliver)

Andy ka thënë për The Times: "Foshnja prej javës së ardhshme mund të vij në jetë".

"Nëse foshnja vjen më herët në jetë, do të mungojë në Antwerp dhe pastaj besoj që do luaj në Paris Masters".

Çifti u martuan në Dunblane në vitin 2015.

murray Andy Murray (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Ndërkaq, britaniku ditë më parë tha se ishte gjithnjë e më i bindur të bënte një rikthim ne tenis, pas operacionit që iu nënshtrua në muajin janar. /Telegrafi/