LAJMI I FUNDIT:

Andrija Mandiq mbetet kryetar i Parlamentit të Malit të Zi

Andrija Mandiq mbetet kryetar i Parlamentit të Malit të Zi

Iniciativa për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq nuk mori mbështetjen e shumicës së deputetëve.

Për shkarkimin e Mandiqit në seancën e sotme votuan 27 deputetë, ndërsa kundër 44 deputetë. Pra, votuan 72 deputetë dhe një fletë votimi ishte e pavlefshme. Votimi ishte i fshehtë, transmeton Telegrafi


Nisma për shkarkimin e Mandiqit është paraqitur nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), me arsyetimin se ai nuk është i denjë për ta mbajtur atë detyrë.

Kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) dhe deputeti i kësaj partie, Daniel Zhivkoviq, në fund të seancës tha se kishte gjetur një video ku përmendej se deputeti i Koalicionit për Ardhmërinë e Malit të Zi (ZBCG) ) dhe lideri i Partisë Popullore Demokratike (DNP) Milan Knezheviq kanë deklaruar se do të sulmonin në Tuz në vitin 1998 dhe se kishin armë.

Ai ka luajtur videon në të cilën ish-kryetari i DPS-së, Millo Gjukanoviq përmend “thirrjet ogurzezë nga një mbledhje para Qeverisë për të shkuar në Tuz, dhe thirrjet për të shkuar në kazermë për të kërkuar armë”, ku Knezheviq mohon se “ka kërkuar një gjë të tillë”.

Knezheviq tha se pasi policia filloi t’i ndiqte “së bashku me kriminelët”, ata shkuan në kazermë për të kërkuar armë dhe askush nuk e përmendi Tuzin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori